E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dua ta njoftoj opinionin se si akt moral sot para organeve të partisë kamë paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit. Verdikti i popullit është i drejtë pa marrë parasysh nëse ju pëlqen politikanëve ose jo”, deklaroi me këtë rast Selmani, duke falënderuar qytetarët që në këto zgjedhje kanë votuar DR-në.
Debakli i DR-së: Imer Selmani jep dorëheqje








Meqë partia Demokracia e Re (DR) nuk mori asnjë mandate në zgjedhje, lideri i saj Imer Selmani tha dorëheqje nga posti kryetarit të partisë.

“Dua ta njoftoj opinionin se si akt moral sot para organeve të partisë kamë paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit. Verdikti i popullit është i drejtë pa marrë parasysh nëse ju pëlqen politikanëve ose jo”, deklaroi me këtë rast Selmani, duke falënderuar qytetarët që në këto zgjedhje kanë votuar DR-në.

DR në zgjedhjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, mirëpo nuk siguroi asnjë mandat sepse ato ishin të shpërndara në katër njësi zgjedhore.

Selmani është kryetari i dytë i një partie që jep dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, pas Jovan Manasievskit të Partisë Liberal Demokrate (PLD). DR deri tani kishte 4 deputetë në Parlament, dhe nga rezultatet e të gjitha anketat parazgjedhore pritej që në Parlamentin e ri të ketë 2 deri 4 deputetë.

Nga kandidatët e kësaj partie më afër fitores së mandatit ishte bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 Basri bajrami, mirëpo mbi shtatë mijë votat e fituara megjithatë nuk kanë mjaftuar që ai të bëhet deputet.

DR ka njoftuar se do të parashtrojë një ankesë deri te KSHZ për të anuluar rezultatin në një vendvotim në fshatin Brezë të malësisë së Karadakut. “Nëse anulohet rezultati nga ky vendvotim, atëherë Basri Bajrami do të fitojë mandat deputeti”, informuan nga DR.

Publikuar: 07.06.2011 | 17:22
Lexuar: 3720 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
luli (09/06/2011 08:06:32) hahahahahahahah gjunahi madh eshte ky

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime