Basesku dhe Bok fitojnë dhjetë herë më pak nga liderët e vendeve të tjera në Bashkimin Evropian. Me pagën mujore prej 1.800 euro Trajan Basesku gjendet në fundin e listës së të ardhurave të shefave të shteteve evropiane.
Presidenti rumun Trajan Basesku dhe kryeministri Emil Bok janë liderët më pak të paguar në BE, theksohet në listën e publikuar në ueb faqen econtext,ro.
Basesku dhe Bok fitojnë dhjetë herë më pak nga liderët e vendeve të tjera në Bashkimin Evropian. Me pagën mujore prej 1.800 euro Trajan Basesku gjendet në fundin e listës së të ardhurave të shefave të shteteve evropiane.
Më mirë i paguar është presidenti i Austrisë Hajnc Fisher, i cili fiton nga 22.500 euro në muaj. Pas tij vijon presidentja e Irlandës Meri Makalis me 21.000 euro, shefi i shtetit francez Nikolla Sarkozi me 20.000 euro dhe presidenti i Italisë Xhorxho Napolitana me 18.500 euro.
Paga, të ngjashme me këtë të Basaskut, marrin edhe presidenti i Sllovenisë Danillo Tirk, i cili në muaj merr nga 3.500 euro dhe presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov me 2.300 euro.
Emil Bok është në të njëjtën situatë në krahasim me kolegët e tij, tregon analiza. Kryeministri rumun fiton 1.500 euro në muaj, ndërsa kryeministri më mirë i paguar është kryeministri i Francës Fransoa Fijon i cili merr 20.000 euro në muaj, ose 13 herë më shumë se Bok.