Fillimisht të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke pohuar se zgjedhjet i plotësuan standardet ndërkombëtare dhe kaluan në një atmosferë demokratike.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe Sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe Shef i shtabit zgjedhor, Abdilaqim Ademi sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Peter Sorensen.
Temë e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 5 qershorit dhe prioritetet e Maqedonisë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Fillimisht të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke pohuar se zgjedhjet i plotësuan standardet ndërkombëtare dhe kaluan në një atmosferë demokratike.
Me këtë rast ambasadori Sorensen vlerësoi lartë rolin e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti dhe BDI-së si pjesë e qeverisë për angazhimin e bërë që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.
Ahmeti theksoi se angazhimi dhe prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike, zgjidhja e çështjes së emrit, zhvillimi ekonomik që do të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardit të qytetarëve të vendit.
Kryetari i BDI-së theksoi se subjekti që drejton ai do të angazhohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse siç tha ai, është një dokument i cili vendoi bazat e një shteti shumëetnik dhe hapi rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane