E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Madje, as paralajmërimet e drejtueseve të institucioneve shtetërore të rendit për mundësinë e dërgimit të njësiteve elite policore në veriun e “rebeluar” nuk kanë shkaktuar dilema apo hamendje te djemtë që e përbëjnë njësitin special për t’u ballafaquar me një sfide të tillë.
Policia speciale pret urdhėr nga Bajram Rexhepit



Mungesa e vullnetit politik e qeverisë Thaçi 2 ka “bllokuar” forcat policore të njësive speciale, të cilat qysh tani janë të gatshme për t’u përballur me strukturat e armatosura ilegale serbe matanë lumit Ibër.

Madje, as paralajmërimet e drejtueseve të institucioneve shtetërore të rendit për mundësinë e dërgimit të njësiteve elite policore në veriun e “rebeluar” nuk kanë shkaktuar dilema apo hamendje te djemtë që e përbëjnë njësitin special për t’u ballafaquar me një sfidë të tillë.

Ata shprehen të gatshëm për të vepruar qysh tani, edhe nëse vihet në pikëpyetje jeta e tyre nga ekstremistët serbë.

Edhe pse ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ende nuk ka dhënë dritën jeshile për dërgimin e njësisë speciale në veriun problematik, prej nga vjen edhe vetë ministri, megjithatë zyrtarë policorë theksojnë se njësitë speciale të policisë janë të edukuara dhe të trajnuara mirë, sipas standardeve të larta ndërkombëtare, për t’u përballur edhe me situata ku jeta e tyre vihet në rrezik.

Njësitet elite konfirmohet se kanë kapacitete edhe teknike për t’u ballafaquar me strukturat ilegale serbe, ku “dora” e pushtetit të Kosovës nuk është ndjerë tash e 12 vjet. (zëri)

Publikuar: 09.06.2011 | 12:14
Lexuar: 685 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime