E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Punëve të jashtme e Maqedonisë i ka dorëzuar notë proteste ambasadores së Greqisë në Shkup Aleksandra Papadopulu për ndalimin e gazetarëve maqedonas në Greqi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ministria e jashtme e Greqisë e në një nga deklaratat më të ashpra të derisotme, ka akuzuar qeverinë maqedonase se tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë
Ashpėrsohen marrėdhėniet ndėrmjet Maqedonisė dhe Greqisė
Maqedonia i ka dorëzuar notë proteste ambasadores së Greqisë në Shkup Aleksandra Papadopulu, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të jashtme pas incidentit në Lerin kur policia greke kishte ndaluar dhe për disa orë kishte marrë në pyetje ekipin e gazetarëve maqedonas në Greqi. Në kumtesën e MPJ thuhet se ekipet gazetareske nuk kanë fotografuar e as që kanë xhiruar në zonën e ndaluar siç pohojnë autoritetet greke.

Në notën e protestës thuhet gjithashtu se arrestimi i gazetarëve është shkelje e rëndë e nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mosrespektim të dokumenteve të OSBE-së të cilat kanë të bëjnë me liritë e lëvizjes dhe shprehjes. Në këtë drejtim nga autoritetet greke është kërkuar të marrin masa me të cilat do të ndalohet përsëritja e incidenteve.

Menjëherë pas dorëzimit të notës së protestës ambasadorja e Greqisë në Maqedoni, Aleksandra Papadopulu tha se nota e protestës është e papranueshme.
"Për ne kjo është e pabazë, sa i përket notës së sotme të protestës, shtrembërohen e vërteta dhe është protestë e papranueshme", tha ambasadorja e Greqisë në Maqedoni, Aleksandra Papadopulu.

Ministria e Punëve të jashtme e Maqedonisë me përmbajtjen e notës proteste do të njoftojë edhe delegacionin e Komisionit Europian në Maqedoni dhe kabinetin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.Policia greke në fshatin Zabrdani të Lerinit kishte arrestuar gazetarin e televizionit A1 Goran Momirovski, gazetarin e TV A2 Gorazd Çomovski së bashku me kameramanin Igor Jankovski dhe gazetaren e të së përditshmes 'Nova Makedonija' Meri Jordanovska. Ata janë marrë në pyetje për më shumë se një orë në stacionin policor lokal.

"Për shkak të dyshimeve se kemi inicuzar ose fotografuar objekte ushtarake policia greke na ndaloi dhe na mori pasaport dhe më pas na dërguan në stacionin policor në fshatin Vevi, atje na mbajtën më shumë se një orë e gjysmë kur dhe na thirri shefi i stacionit policor për të na treguar se na duhet leje e posaçme për të xhiruar në Greqi", rëfen gazetarja Meri Jordanovska.

Për arrestimin e gazetarëve ka reaguar edhe shoqata e gazetarëve të Maqedonisë. Sipas kësaj shoqate, marrja në pyetje e gazetarëve dhe mos lejimi i kryerjes së detyrave të tyre profesionale për informim të drejtë për ngjarjet në vendin Ovcaran, i vlerësojnë si incident serioz dhe në kundërshtim me parimet e sjelljes dhe parimet demokratike të Bashkimit Europian. SHGM kërkon që organet përgjegjëse të Greqisë menjëherë të ndërrojnë mënyrën e sjelljes me gazetarët e Maqedonisë, dhe publikisht të kërkojnë falje për incidentin e sotëm.

Reagon edhe Ministria e jashtme Greke

Në një nga deklaratat më të ashpra të derisotme, ministria e jashtme greke ka akuzuar qeverinë maqedonase se tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë. Sot pasdite, zëdhënësi i ministrisë së jashtme lëshoi një deklaratë për shtyp, ku reagon ndaj akuzave të bëra nga Shkupi, se këtu shkelen të drejtat e qytetarëve të etnitetit maqedonas.

Komunikata e re e qeverisë Gruevski përbën një tentativë brutale të shtrembërimit të realitetit. Kjo politikë e ndërgjegjshme e kultivimit të nacionalizmit dhe urrejtës etnike, është më së paku e papërgjegjshme, thuhet në tej në deklaratë. Le ta mbledhë mendjen zoti Gruevski, qytetarët grekë nuk kanë nevojë nga avokatë të vetëshpallur, përfundon deklaratë ku gjithashtu i rekomandohet kryeministrit maqedonas që ta përqendrojë vëmendjen në, siç thuhet, përmirësimin e gjendjes së demokracisë në vendin e vet”.

Qeveria maqedonase kishte reaguar ndaj një incidenti të ndodhur mbrëmë në zonën Meliti të Follorinës, në Greqinë veriore, ku sipas Shkupit jeton një minoritet maqedonas.
Sipas komunikatës së policisë greke, rreth 15 banorë të fshatit, që maqedonasit e quajnë Lerin, bllokuan me një kamion e një traktor rrugën prej nga do të kalonte një autokolonë e vogël ushtarake, që kishte destinacion një poligon qitjeje aty pranë. Pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi u vendos përkohësisht, por banorët, duke u bërë thirrje dhe bashkëfshatarëve të tjerë, tentuan të rikrijonin barrikadën. Atëherë policia ndërhyri përsëri, duke arrestuar katër prej protestuesve.

Ata të katër sot do të dërgoheshin në prokurori, ndërsa është shpallur kërkimi edhe per tre persona të tjerë.
Situata në zonë ishte tensionuar edhe dy javë më parë, kur banorët kishin tentuar pa sukses të bllokonin një tjetër autokolonë që shkonte për në poligonin e qitjes. Banorët kërkojnë largimin e poligonit, që funksionon në atë zonë që prej fillimit të viteve 1950.
Që nga prilli i këtij viti, kur Greqia vendosi veton kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pa u zgjidhur më parë mosmarrëveshja për çështjen e emrit, tensionet dypalëshe janë bërë një fenomen i zakonshëm, duke përkeqësuar atmosferën ndërsa negociatat për çështjen e emrit vazhdojnë, nën kujdesin e OKB-së.


Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë fton Greqinë të bëjë ushtrime në Krivillak

Pas incidenteve në Lerin, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtes së Maqedonisë Zoran Konjanovski i cili në mënyrë ironike I ka ofruar Greqisë poligonin ushtarak të Maqedonisë, Krivollak. “Nëse ushtria greke ka nevojë vërtet për stërvitje, ne u japim në dispozicion edhe poligonin tonë ushtarak Krivollak. Më vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Megjithatë çfarë mund të them si ministër i mbrojtjes, nëse ushtria greke ka nevojë vërtet për aktivitete stërvitore, ne u japim në dispozicion edhe poligonin tonë ushtarak Krivollak, edhe pse në atë poligon, shumë mirë mund të stërviten ushtarët për dërgim në misione", deklaroi Konjanovski.



Partitë politike reagojnë ndaj incidentit Lerin të Greqisë

Partitë politike dënuan njëzëri këtë akt duke kërkuar që përfaqësues të OSBE-së për të drejtat e njeriut të zbresin për të raportuar lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë pjesë të Greqisë. Deputeti i VMRO-DPMNE0-së, Vllatko Gjorçev tha se ngjarjet në fshatrat Zabrdeni, Ovçarani dhe Gorniçevo do të kërkojmë që përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për të drejtat e njeriut të vizitojnë urgjentisht Greqinë, veçanërisht pjesën Veriore dhe Lerinin, dhe të përgatisin raport lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut. Gjithashtu në Këshillin e Evropës do të iniciojmë miratimin e një projekt-rezolute apo deklaratë lidhur me ngjarjet në Greqinë veriore", tha deputeti i partisë qeveritare.

Emiljan Stankoviç, deputet i partisë opozitare i bëri thirrje Greqisë që në afat sa më të shkurtër të bëj çmos, ti zvogëloj këto tensione që po ndodhin në Lerin dhe njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve maqedonas që në interes të maqedonasve që jetojnë në Lerin, të kenë një qasje racionale, ndërkohë që institucionet shtetërore të kërkojnë informatë objektive për atë që po ndodh në Greqi, krejt kjo të jetë në interes të maqedonasve dhe jo të shfrytëzohet për pikë politike". Tensionet ne Lerin i ka komentuar edhe deputeti i BDI-së Tahir Hani i cili ka bërë thirje për qetësim nga të dy palët. “Tensionet nuk ndikon mirë në raportet ndër fqinjësore dhe nuk ndikon mirë në Ballkan në përgjithësi, prandaj ftojmë ë të dyja palët të përmbahen nga një situatë konfliktuale".

Robert Goro

Publikuar: 14.10.2008 | 07:05
Lexuar: 719 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime