E shtunë, 25.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emri i saj gjithmonë shfaqet në shtypin rozë, qoftë me suksese dhe të vërteta, por edhe me thashetheme nga më të ndryshmet. Pse? Pasi imazhi dhe emri i saj shet tirazhin, kuptohet! Nuk ka rastin gjithkush të intervistojë Adelina Ismailin, e veçanërisht në kohën kur ajo është në përfundim të projekteve në Europë. Është kthyer nga turneu në Amerikë, ajo është gjallë sigurisht edhe pse dolën fjalët për vdekjen e këngëtares, ndërkohë që ekzkluzivisht flet për herë të parë. Është shumë e sinqertë, me një dozë humori në vete. Ja se çfarë tregon Adelina më tepër.
Adelina Ismaili:















Pregaditi Blerand Rexhepi


Adelina ishe në turne në Amerikë për të disatën herë me rradhë, na thuaj si kalove dhe sa ishte përmalluar publiku atje për këngët shqipe?

Përshëndetje. Është hera e tretë që isha në Amerikë dhe pa teprime, kam pasur një turne të shkëlqyer që nuk do ta harroj deri në fund të jetës. Të jem e sinqertë, nga ato pak biseda që arrita të kem me fansa në Amerikë, publiku atje duket mjaft i përmalluar, por dhe i dëshpëruar nga koncertet shqiptare të cilat kryesisht janë të organizuara mjaft dobët. Ndoshta ky fakt ka ndikuar që turneu im të cilësohët si njëri ndër më të suksesshmit në kohën e fundit që ka ndodhur në Amerikë, gjithnjë për komunitetin shqiptar po flas. Guxoj të them që organizatorët atje duhet të mendojnë seriozisht për organizime më normale nëse duan që rinia të mos u ikë në koncerte amerikane, gjë që do ta bëja dhe vet.

Së bashku me ju ishte dhe Sabri Fejzullahu, ka kohë që nuk kemi dëgjuar bashkëpunime mes juve, si u bë që pas kaq shumë vitesh të jeni më të suksesshëm se kurr në skenë?

Me xhaxhin Sabri mund të mos takohem 20 vite, por kurdo që bashkohemi jemi ai i njëjti ekip fitues që korr gjithçka para vetës. Gjithmonë e kam quajtur vetën njeri me fat që jetoj në kohën e një legjende siq është ai. Është e vështirë të flasësh për emocionin që të mbërthen kur ke përballë Sabri Fejzullahun, dhe dashurinë që arrin t`ia falësh publikut në ato momente. Dhe unë nuk mund të flas as dhe një fjalë të vetme kur ai më prezanton. Une guxoj vetëm të përkulem para asaj madhështie. Publiku këtë e sheh, e ndjen, dhe s`ka si të mungojë kënaqësia para tërë atij sinqeriteti që fal Sabri Fejzullahu. Kjo bënte që të gjithë në mbarim të koncertit të ndjenim vetën fitues.

Na trego ndonjë ngjarje interesante, prapaskena nga koncertete sepse si zakonisht këngëtarëve ju ndodhin gjëra të papritura?

Ouuu, prapaskenat mbesin të njëjtat siç kanë qenë gjithmonë. Kolegë nga jashtë e brenda që duan të sabotojnë koncertet me çdo kusht kanë qenë kokëdhëmbja më e madhe e nikoqirëve tonë (qesh). Mjerisht, asnjëri nuk besonte që vërtetë kam mbrojtje ligjore derisa shfaqej policia. Pastaj “mallkimi i suksesit” siç e quaj unë, kur një koncert të suksesshëm edhe prezantuesja e quan “koncerti im” (qesh). Stresi i ndërrimit të pesë shteteve amerikane brenda pesë ditësh, organizator që do edhe gjyshën e vet ta bëj “yllin” e koncertit, kërcënime të montuara nga konkurrenca që nuk frikësojnë askënd, etj. Do ti tregoj dy të forta nga prapaskena, një e shëmtuar një e bukur. Dikush që nuk i’a them emrin dot, mi vodhi 2 palë këpucë. Tingëllon e çuditshme, por unë po qeshja shumë. Ika i’a bleva dhe getat personit në fjalë dhe i thash: ”Aman merri se të shkojnë me këpucët, do lësh namin me ato këmbë”. E dyta ishte Melinda nga American Idol. Befasia më e bukur që më ka ndodhur. Ajo vajzë përveç kualiteteve që i ka dhënë Perendia, kishte dhe një shpirt aq të madh saqë më nxorri lotët kur po qante duke më përqafuar dhe fliste se jam idhulli i saj që nga mosha 2 vjeçare. Ka gjithçka në prapaskena, dua t’i mbaj në mend të bukurat.

SHFAQET AURELA!

Mësuam që në dy koncertet e fundit mysafire e turneut ishte dhe Aurela Gace. Kjo paraqitje e befasishme e saj, a është një bashkëngjitje në krahun e dy legjendave kosovare për të justifikuar dështimin në Eurovision ,apo thjesht Aurela vërtet të ka në zemër? Na trego si dukej Aurela në ato koncerte?

Ardhja e Aurelës ishte suprizë dhe për neve, morrëm vesh një javë para turneut, turne i cili në fakt ishte programuar që nga qershori i vitit të kaluar. Një surprizë e këndshme për të gjithë ne, besoj. Shiko, unë kam dhënë mendimin tim për Aurela Gace dhe nuk ndryshon. Është një ndër figurat e rralla që çmoj lart në skenën shqiptare. Si person, Aurela është njeriu më i dashur që një këngëtare mund ta ketë afër vetës në turne. Si profesionaliste, nuk diskutohet. Unë cmoj së pari moshën e saj më të madhe dhe arritjet që secila këngëtare nga Shqipëria i dëshiron, besoj. Normalisht që në skenë secili mundohemi të mposhtim gjithkënd, por na dallon mënyra. Dikush në skenë, dikush me prapaskenë. Është mysafire që do ta dëshironte cdokush. Unë Eurovisionin as që e shikoj. Dua të besoj që Aurela vërtet më ka në zemër siç e kam dhe unë. Duket mrekulli dhe i’a kam thënë që i ka rënë nuri i bukurisë dhe duket më seksi se kurrë. Në koncertin e parë dhe nuk arritëm të komunikojmë shumë, ishte rrëmujë. Por në koncertin e dytë, unë që nuk mbyll gojë kurr, ngela pa tekst kur degjova se çfarë po fliste Aurela në skenë për mua. Është njeri i madh.

Megjithatë, kjo “surprizë” e turneut dhe përgjigja yte lë shumë për të dëshiruar që gjërat janë kurdisur në momentin e fundit. Jeni e gatshme t`ia falni fansat dikuj tjetër në koncertet e juaja?

Po ta them troç, për herën e fundit: Cdokush ka të drejtën të mundohet të fitojë avantazh nga artistë tjerë, por deri më sot askush nuk ka arritur. Shumëkush po derdh mund e bën konspiracione që unë patjetër të armiqësohem me kolegë që i cmoj, por as këtë deri më sot askush nuk e ka arritur. Përveç në rastet kur ata vet duan “duelin”. Duelet e mia që cdokush ka të drejtë ti kurdisë në prapaskenë, kanë mbaruar qysh moti me vendimin e publikut mu në skenë. Edhe po të doja, fansa nuk mund të fal. E tëra që mund të bëj është të mundohem atyre mijëra fansave t`iu jap momente kënaqësie kur arrij që me këngët e mia dhe vetëm të mia, me performansën, aktrimin, shakatë dhe vallëzimin t`i bëj të ndjehën mirë.


PROJEKTI BOTËROR, ENDE MISTER. SUPRIZA SHQIPTARE-ZANFINA

Ky turne është reklamuar nga një kompani presrigjioze që organizon edhe koncertet e 50 Cent, nga kjo mësuam se Adelina vërtetë ia ka mësyer të pushtojë gjithë botën e jo vetëm Europën? Na zbulon ndonjë detaj nga ky bashkëpunim?

Është kompania ime amë në Zvicër që përkujdeset për cdo gjë që ka të bëjë me menagjimin e organizimit te koncerteve të mia në tërë botën. Vërtet që jam e privilegjuar që kam arritur të jem pjesë e një shtëpie të madhe që organizon koncertet e yjeve botëror. Mos të ekzagjeroj, unë nuk kam mësyer të pushtoj. Thjesht, jam duke punuar intensivisht dhe kam fatin që projektet e mia menaxhohen nga kompani që i dëshiron cdo artist në këtë botë. Kjo gjë merr kohë shumë. Si këngëtare, mezi po pres të publikoj projektin sa më parë. Si bashkë-producente e projektit, e kam patjetër jem gjakftohtë, të respektoj punën e menaxhmentit tim dhe të pres. Sa më lart po synojmë, më shumë kohë shkon. Gjithsesi, është një botë tjetër dhe një jetë ndryshe kur je pjesë e një kompanie të këtij niveli kaq profesional. Është si një ëndërr.

Adelina Ismaili


Deri më tani janë përfolur bashkëpunime të ndryshme mes teje dhe këngëtarë të ndryshëm, mund të na tregojë vet Adelina se çfarë do të realizohet e çfarë jo në këto projekte të mëdha?

Ju e dini që nuk mund të jap emra, gjithsesi bashkëpunime do të ketë. Nga artistë shqiptarë, po e përsëris që i vetmi bashkëpunim që do të ndodhë do të jetë me Zanfinën, dhe nuk dua të më hidhërohet asnjë kolegë apo kolege për këtë fakt, nuk e shoh normale që hidhërohen kaq shumë me mua për faktin që unë nuk dua bashkëpunime tjera përveç me Zanin. Tregova më shumë sesa që lejohet dhe më ndjeni që nuk do flas mbi projektet më shumë.


E VERTETA E “VDEKJËS” SË ADELINËS

Të dalim pak tek thashethemet. Është përfolur shumë rasti i fundit që u shpif nga një poral, si thua kush ka gisht në këtë punë pasi ishte informuar se Adelina është në spitalin e Prishtinës a në fakt Adelina pregaditej për turneun e madh!?

Ajo shpifje e tmerrshme nuk ishte koincidencë. Unë nuk merrem me ta, është kompania që përkujdeset për cdo keqpërdorim të imazhit tim dhe me padinë merren juristët brenda kompanisë, por në këtë rast dhe avokati im. Gjithsesi, kemi pista që na tregojnë që kjo shpifje është bërë nga kolegë për të sabotuar turneun. Kur them që nuk tregoj ku jam dhe cfare po bëj, nuk e bëj për të luajtur “të mistershmën”, por janë kontratat që më obligojnë për gjëra të tilla, saktësisht për të mbrojtur integritetin, imazhin dhe punën time nga ngjarjet e shëmtuara. Isha e brengosur kur më treguan që fansat ishin tmerruar dhe me të zbritur në New York nga Parisi kontaktuam njerëzit kompetent dhe zëdhënësën time. Fatkeqësisht, ende ka këngëtarë që mendojnë se karriera ndërtohet duke iu futur nën pantallona kriminelëve, apo duke tentuar të njollosin punën e tjetrit, por le të marrin vesh njëherë e përgjithmonë që ato gjëra kanë marrur fund. Jemi viti 2011, nuk pijnë ujë gënjeshtrat e askujt më. Faleminderit Zotit që dita ditës po merret vesh kush është kush. Fundja, demokracia këtë synim ka.

Ke vendosur të bëjsh padi ndaj tyre, çfarë më konkretisht do kërkoni?

Edhepse aspak nuk jam kompetente të flas mbi këtë çështje, sepse po e përsëris që me këtë punë merret kompania me të cilen punoj, guxoj të them që kemi të bëjmë me tetë vepra penale dhe e tëra varet se cfarë do vendosë gjyqësia.

Pse pikërisht Adelina? Sepse emri i Adelinës shet shumë apo çfarë...?

Saktësisht.Unë kohë të gjatë e kam tepruar me modesti, por emri im shet kjo është tashmë evidente. Por, që nga 2008 kur aktivitetet e mia u bartën në Europë, nga emri im fitoj vetëm unë. Kjo është ajo diferenca e vogël, por primare mes ligjit evropian dhe katrahurës ballkanase. Ky është avantazhi i të qenit këngëtare këtu ku ka ligj.

Njëkohësisht je personaliteti shqiptar me më shumë fansa në facebook të cilët kërkojnë këngë nga Adelina, e din përafërsisht kur mund të dal projekti i parë?

Dua të shfrytëzoj nga rasti që të përqafoj me tërë qenien time gjithë atë ushtri fansash që kam në internet. Preferoj t`i quaj familja ime, jo fansa. Janë mbretërit e mi, janë mbretëreshat e mia. Jetoj t`i shoh të lumtur nga puna ime. Kjo më bën që të punoj intensivisht, dhe që projekti i parë në të cilin po punojmë detajet e fundit, do publikohet së shpejti. Madje shumë shpejt. Besoni, më shumë dua unë që sa më shpejt të shoh ky projekt dritën sesa të gjithë tjerët. E përsëris, mezi po pres. Jam fillestare në show bizin evropian dhe ashtu ndjehem: e ekzaltuar deri ne maksimum, si një fëmijë që po këndon për herë të parë. Këtë dhe kam dëshiruar: Të sfidoj vetën duke qenë fillestare këtu ku gjithcka është art i vërtetë, jo improvizime primitive.

PAS TRE VJET SUKSESE, IKËN NË PUSHIM

Do jeni dhe këtë vit me turne nëpër trojet shqiptare pasi vitin e kaluar ishte një nga turnetë më të suksesshëm?

Lançimi dhe promovimi i projektit do kërkojë nga unë shumë përkushtim dhe seriozitet këtë verë. Pastaj që më duhen së paku 3 javë pushim, nuk jam ndalur tre vite me turne botërore dhe jam shumë e lodhur fizikisht. Nuk guxoj të planifikoj agjë tjetër, edhe pse do më ngelet pikë në zemër nëse nuk arrij të perseris turneun ballkanas këtë verë. Por, nuk hyj në rangun e atyre që mundohen të mbajnë më nga 2-3 karriera e në fund mbesin duke kënduar në lokale pijanecësh. Më mirë një projekt i mirë dhe serioz njëherë. Pastaj shohim e bëjmë. Nuk bëj plane, ato i ka në dorë Zoti. Dhe ashtu le të mbetet. Jam 31 vjeqare dhe kam 25 vite karriere intensive. Nuk erdha në Europë të kërkoja karrierë, ajo ndodhi. I kam arritur të gjitha që kam ëndërruar dhe cdo ambicie e tepërt, mund të rrezikojë njeriun në mua. Është koha që seriozisht të mendoj të filloj të jetoj lumturinë. Lumturinë që ma ka falur Zoti.

Publikuar: 11.06.2011 | 01:51
Lexuar: 4763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lejla (11/06/2011 12:18:53) bravoooooo divaaaaa je me emiraaa skemi qka te flasim..veq vazhdo .......
erlinda (11/06/2011 13:22:15) KAM KUPTUAR DIQKA PER ADELINA ISMAJLIN! KJO DIV ESHT PERSONI ME I REPSKTUAR NGA KREJT ATA QE E NJOHIN DHE NUK KA MUNDSI KJO ME QEN PERSON I KEQ SEPSE KREJT E DOJN QE 25 VJET ASHT ABSOLUT MA E MIRA.POR ATA QE FLASIN PER TE JAN VETEM KOLEG GJELOZA QE ADELINA 25 VJET ME RADH I KA MUND ME SUKSESE.E KAM IDOL EDHE UNE NGA MOSHA E VOGEL DHE KRENOHNA QE DIVA JON KA ARRIT ME FITU AMERIKEN URIME PRIMADONA ADELINA SE DEFINITIV MA E MIRA JE.
ardian berish (11/06/2011 15:38:27) po de po ski qka
arita (11/06/2011 16:39:05) adelina shum e mir jee tee duaa ma e miraa je tii ktaa mos e harrroo na shqiptarttt tee duammm
beni (11/06/2011 16:47:55) je me e mira dhe sigurisht me e bukura vetem vazhdo ))))
ragip bytyqi (11/06/2011 16:52:09) Adelina si e vogel ėshtė dalluar nga mocataret e veta, edhe tani ėshtė eveqantė.ajo di te jetė eveqantė, aktore e vertet eskenes muzikore.Kur ajo ėshtė ne skenė e ndjej veten mirė dhe ndjej shumė krenar.Mjerishtne skenen tonė kemi pakė si Adelina edhe me tej i uroj suksese qe te jetė ne majen epiramides se muzikes tonė
feta (11/06/2011 17:42:21) oh qfar interviste u knaqa tu lexu te lumt din qka te flas i qet fjalet ende pai mendu ktu tregon talenti menquria e ksaj aertiste te Madhe siq eshte ( ADELINA )
devis balla (11/06/2011 19:44:36) Adelina eshte nje kengetare e pa pare, si ne skene dhe live,Kengetare me merita...
ELONA (11/06/2011 20:25:35) Adelinen e dua shum esht me e bukura ne te gjith kengtaret tjera ishte nje intervist e mrekullueshme UNE NGA MOSHA E VOGEL DHE KRENOHNA QE DIVA JON KA ARRIT ME FITU AMERIKEN URIME dhe te dua shum
bajram morina (11/06/2011 20:47:23) o je ma e mira ne rruzullin toksor te dua ADE je engjuli im dhe enderr e pashuar
fitim sylejmani (11/06/2011 23:10:42) adelina sie xhithe her me supriza te reja shum kongtar e mir po kure kendon ADELINA truni ta kthjell veq vazhdo keshtu ADELINA SE MAE EMIRA JEOK ADELINA.
Dani (11/06/2011 23:46:32) Pershendejte Blerand Rexhepi
Mvjen shume keq te ta them por titulli i artikullit eshte shume katastrof, qe e bere me qellimin te jete me atraktiv por deshtove. Adelina si duket ka thene shume gjera te bukura ne intervist. E pse gjithmon duhet te jete diqka negative apo e keqe ne titullin e nje artikulli!! sido qe te jete !
Liri (12/06/2011 00:45:29) kur lexoj intervisten e mbretereshes te madhes adelina ismajlit ngelem gjithnje pa fjal nga gezimi mundem edhe te qaj .... Zoti mos na lasht pa te madhen ADELIN
Arben Kasami (12/06/2011 11:49:06) Intervist shum e mir,shum e qart dhe interesante Famelenderoj Blerand Rexhepin per intervisten,Titulli eshte paksa i quditshem mipro fajin e kan Redaktoret sepse nuk ka vendos Blerandi kete titull,Te kish qen per Blerandin ai do e kish vendos nje titull shum ma te mir se kjo,Faji ngelet tek Redaktoret e Gazetes Panorama.
Saranda (12/06/2011 12:17:27) Mbretereshaaaaa asht kjo emri Adelina vetAdelina Alkohol bre me pak fjal ylllllll
laannt (12/06/2011 14:11:58) ohh bre idolli jem o kjo,ma e mira prej mat mirave qe kan egzistu e qe egzistojn sa kengare krahasohet me to,sa kengatre e imitojne kto,sa kengatre marrin model te diva e shqiptarise,,oj adelin veq edhe 1 kang me unikkatilin bre t\mungon n'bagazhin e ****eres tendee....love uh
miranda (12/06/2011 21:15:05) adelina te prsh.shum shum skam fjal te shkruaj per ty sepse gjithmon ke qen dhe do te jesh yll i kengetareve te kosoves te dua shum shum.
greta (12/06/2011 23:46:46) Adelina te adhurojjjjjjjjjjjjjj je yll
liridona (13/06/2011 11:40:14) nukk kam komente per ty se je njė yll e cila ndrigjon nuk kam komente tduaa shum adelinaa
salihi (13/06/2011 12:02:41) je me e mira nder te gjithat te adhuroj vertet
Fatlind (14/06/2011 01:52:05) Ne te gjith kerkojm gra te ndershme, jemi xheloze tek motrat tona, nenat tona, dhe kjo eshte krejt e arsyeshme, por lopa therret te gjitha vajzat te ēveshen ne bikini, qe djemt te mos shkojne ne Bullgari apo Rumuni, lope ne e dim per ty, por mos harro se per ne eshte valute e pa konvertushme morali, duke u kerkuar ndjes lopeve se ato jane kafshe, por ka raste kur njeriu eshte me i ulet edhe se kafshet. Pikerishte kete model e ofron fundrina A.I.
Fatlind (14/06/2011 01:53:56) Edhe bėrlloku ka vlerė, se trajtohet pėrmes reciklimit, por ky lloj bėrlloku (A.I.) ėshtė i papėrpunueshėm, dhe e gjitha ēka ngel ėshtė bėrllok.
arjeta (14/06/2011 20:45:03) je e veqant me pelqen teper
limi (15/06/2011 23:12:56) te dua adelin ich libe dich
hysnije (16/06/2011 19:14:40) ju dua shum nuk besoj qe ka ni njeri qe te don sa un je yll tkam zemer kur te shoh kur te ndegjuj bota asht eimja nuk kam fjal me pershkru sa te adhuroj vazhdo vazhdo mos um deshpro vetem ti dhe nuk ka tjeter te duaaaaaaaaa
lenci (19/06/2011 13:20:47) kam kuptuar qe Adelina eshte shume vajze e mire dhe shume e bukur te gjith e duan ate ska njeri qe se do Adelinen une e dua shum`~````~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
REMZI MORINA (25/06/2011 19:57:49) po deh ihe kahe hije shume edhe e bukure edhe e mire skahe zavecime mae ni adela e kemi ashte edhe edhe e dhimshme edhe ashte talente per kange smunete me ta shkue kushe moje adela remi nga danimarka te uroje shume ruge te mbare me kange ma te reje qe po i tranone tane ne dijasore edhe ne kosove ti je ma e mira te dojne tye moje adela je ylle i kosoves smundet me ta shkue kushe veqe per parahe nahe keh mungue disa vite pore prap na dole ne skenen e kanges te adhuroijme tane tunge tunge je e mire shume REMI DK
renato (29/06/2011 14:10:11) ohh bre idolli jem o kjo,ma e mira prej mat mirave qe kan egzistu e qe egzistojn sa kengare krahasohet me to,sa kengatre e imitojne kto,sa kengatre marrin modelling te diva e shqiptarise,,oj adelin veq edhe 1 kang me unikkatilin bre mungon n'bagazhin eres tendee.love
shkodrane (04/07/2011 09:03:39) oooooooo je ma e bukura ne bottt jeeeee numer 1 je super star jjjjjjeee yllll i vertet te duuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaa shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu uuuuuuuuuuuuuummmmmmmmmmmm illllloooooooooooooovvvvvvvvvvvvvvvvvvvv veeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee yyyyyyyyyyyyyyyyoooooooooouuuuuuuuuuuuuu u
burosh (09/05/2012 06:18:31) adelina beso qe kur te bej sex te paramendoj ty shum.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime