E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në aksionin e koordinuar është zbuluar kanal ndërkombëtar për tregti narkotike me marihuanë nga Shqipëria përmes Maqedonisë në vendet e Evropës Perëndimore, njoftoi policia
Policia nė rrethinėn e Prilepit konfiskoi 105 kilomgram marihuanė e dedikuar pėr vendet e Evropės Perėndimore









Policia e Maqedonisë mbrëmë konfiskoi rreth 105 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë dhe arrestoi dy persona kundër të cilëve do të ngriten kallëzime penale për "Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim droga narkotike, substanca psikotropike dhe prekurzorë".

Në aksionin e koordinuar është zbuluar kanal ndërkombëtar për tregti narkotike me marihuanë nga Shqipëria përmes Maqedonisë në vendet e Evropës Perëndimore, njoftoi policia.

Sipas policisë, të dyshuarit marihuanën e kanë ngritur në afërsi të hotelit "Eurotel" në Strugë dhe me siguri partnerët e tyre shqiptarë e kanë futur përmes liqenit.

Për shkak të ekspertizës së mëtejshme, paketimet e marra të marihuanës janë dërguar në Sektorin për teknikë kriminalistike të MPB-së.

]Nga analizat fillestare është konfirmuar se bëhet fjalë për marihuanë cilësore çmimi i të cilit në tregjet e Evropës Perëndimore është rreth 400.000 euro.

Deri te Prokuroria themelore publike në Prilep policia do të parashtrojë kallëzim penal kundër personit F.Z.(40) dhe F.S.(33) për vepër të kryer penale "Proshimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotropike dhe prekurzorë", e ndëshkueshme me nenin 215 paragrafi 3 nga LN të RM-së dhe ata do të nxirren para gjykatësit hetues.

MPB-ja njoftoi se Sektori për tregti të palejuar me drogë pranë Qendrës për shkatërrim të krimit të organiuzuar dhe serioz, një kohë më të gjatë punonte në grumbullimin e informatave lidhur me grupin kriminel nga Maqedonia, i cili është marrë me organizimin transporteve të sasive më të mëdha të marihuanës nga Shqipëria përmes Maqedonisë për narko tregun në vendet e Evropës Perëndimore.

Publikuar: 11.06.2011 | 07:50
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime