Nobelisti me prejardhje shqiptare Ferid Murati i cili sonte shpallet qytetar nderi i Tetovës tha se edukimi dhe arsimimi i rinisë ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për formimin e personalitetit të tyre por edhe për gjithë shoqërinë andaj edhe ka shprehur besimin se shumica e të diplomuarve do të vazhdojnë edhe më tej të investojnë në dije që do të hapte edhe më shumë perspektivat e tyre.
Në Universitetin e Evropës Juglindore u bë ceremonia e hedhjes së kapelave të absolventëve të gjeneratës së shtatë. Në këtë aktivitet tashmë tradicional ishin të pranishëm rektori Zamir Dika, Nobelisti Ferid Murati, ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku si dhe kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.
Nobelisti me prejardhje shqiptare Ferid Murati i cili sonte shpallet qytetar nderi i Tetovës tha se edukimi dhe arsimimi i rinisë ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për formimin e personalitetit të tyre por edhe për gjithë shoqërinë andaj edhe ka shprehur besimin se shumica e të diplomuarve do të vazhdojnë edhe më tej të investojnë në dije që do të hapte edhe më shumë perspektivat e tyre.
Sot po e përmbyllni me sukses një cikël të shkollimit tuaj akademik, duke marrë mbi vete përgjegjësi të reja në zbatimin e njohurive të marra gjatë viteve të studimeve në UEJL. Jo rastësisht prej sot ju do jeni edhe qytetarë akademik, ose përçuesit më të denjë të emancipimit në mjediset ku do ndodheni. Kjo ngjarje ska se pse të mos përcillet edhe me një ndjenjë entuziazmi për vet Universitetin stafin drejtues dhe profesorët tuaj. Më lejoni që ta pagëzoj këtë ditë si pjesë të një gëzimi të përbashkët familjar, deklaroi Zamir Dika, rektor I UEJL-së.
Unë nuk kam nevojë tu them se edukimi është i çmuar dhe shumë i rëndësishëm, sepse do influencojë jetën tuaj gjithnjë, ka shumë studime që tregojnë se sa më i edukuar të jesh aq më kualitative e ke jetën me më shumë të ardhura dhe stabilitet financiar. Prandaj urime dhe besoj se shumica e juaj do vazhdojnë gradimin apo minimum 25 për qind e juaja dhe do keni shumë përparësi, urime, Prof.Dr. Ferid Murad, nobelist shqiptar. Alsat-M