E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arsyetimi i gjykatës bazohet në mungesën e dëshmive të dorëzuara nga ana e DR-së. Lëshimi kryesor nga ana e kësaj partie është se nuk ka reaguar për të njëjtat vërejtje në Komisionin Komunal Zgjedhor në afat prej 5 orëve pas përfundimit të procesit të votimit.
Gjykata Administrative hedh poshtė ankesėn e DR-sė






Gjykata administrative ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e Demokracisë së Re (DR) për parregullsitë e evidentuara në vendvotimin 2474 në Brezë të Shkupit. Arsyetimi i gjykatës bazohet në mungesën e dëshmive të dorëzuara nga ana e DR-së. Lëshimi kryesor nga ana e kësaj partie është se nuk ka reaguar për të njëjtat vërejtje në Komisionin Komunal Zgjedhor në afat prej 5 orëve pas përfundimit të procesit të votimit.

Gjykatësit për rastin konkret kanë shqyrtuar materialin zgjedhor, procesverbalin si dhe formularët 16 dhe 21 që kanë të bëjnë me punën e këshillit zgjedhor dhe komisionin komunal zgjedhor. Në procesverbal edhe pse ka pasur vërejtje të theksuara nga ana e këshillit zgjedhor, të njëjtat nuk paraqesin shkelje të procesit zgjedhor që do të anulonte zgjedhjet në këtë vendvotim. Pas këtij vendimi të gjykatës, Demokracia e Re ka humbur të gjitha gjasat për të fituar të paktën një deputet në njësinë e dy zgjedhore.

Gjykata administrative sot do të shqyrtoj katër ankesat e dorëzuar nga partia ‘ Të bashkuar për Maqedoninë’. Në mesin e ankesave është edhe ajo për vendvotimin 1948 në Tetovë ku kanë tepruar fletët e votimit dhe të njëjtat u janë ndarë përfaqësuesve të autorizuar të partive politike ndërsa partisë së Lube Boshkovskit i kanë takuar 9 fletë votimi. KSHZ e hodhi si të pabazë këtë ankesë me arsyetim se në procesverbali nuk ka vërejtje të kësaj natyre dhe se përfaqësuesi i autorizuar për rastin në fjalë nuk ka reaguar as në komisionin komunal zgjedhor por pas dy ditësh rastin e ka evidentuar tek noteri.
Nesër pasdite skadojnë të gjitha afatet ligjore për ankimime.

Pas kësaj dite pritet që të verifikohen edhe mandatet e deputetëve të rinj. Kryetari i përbërjes së kaluar parlamentare seancën konstituive, duhet ta thërras më së voni deri më 26 qershor. Më pas kryetari i shtetit Gjorge Ivanov në afat prej 10 ditësh duhet t’ia dorëzoj mandatin liderit të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevskit, si fitues i zgjedhjeve të 5 qershorit. Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka në dispozicion 20 ditë të formojë qeverinë e ri. Gjyltene Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 12.06.2011 | 16:38
Lexuar: 392 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime