Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk sheh mundësinë e krijimit të partive të reja të Kosovës, ngase vendi po shkon drejt krijimit të dy blloqeve politike.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk sheh mundësinë e krijimit të partive të reja të Kosovës, ngase vendi po shkon drejt krijimit të dy blloqeve politike.
Sipas tij, Hashim Thaçi ka krijuar qeveri shumë të madhe, vetëm për ti kënaqur partnerët e tij.
Në një intervistë për gazetën Express, Mustafa ka thënë se do ti rriste pagat në disa etapa.
Mendoj se me nguti është hyrë në këtë buxhet të papërgatitur mirë, pa definuar pasojat që mund të rrjedhin prej një gjëje të tillë. Unë nuk po nisem tash prej pasojave që kemi me marrëveshjen me FMN-në, sepse nuk ka qenë vetëm çështja e pagave ajo që ka rënduar këtë situatë, por kanë qenë edhe burimet jo të definuara mirë të buxhetit dhe shpenzimet buxhetore, të cilat në përmasa shumë më të mëdha i kanë definuar këto. Nuk do të praktikoja të futem në punë, pa pasur një koncept të qartë të zhvillimit ekonomik ose një strategji të qartë, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se Fatmir Sejdiu e keqinterpretoi marrëveshjen për zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga, ndërsa ka vlerësuar se nuk do të ketë kurrë bashkim me LDD-në dhe Listën Ibrahim Rugova, por nuk i ka përjashtuar koalicionet.