Punimi i tij i parë, i titulluar Normalizimi i relacioneve dhe ontologjitë është pranuar në WSEAS Konferencën e X Ndërkombëtare në studime bashkëkohore të Inteligjencës Artificiale, Inxhinierisë së Diturisë dhe Baza të dhënash (AIKED 11) e mbajtur në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe, më 20-22 shkurt 2011
Gjatë muajve të kaluar, MSc. Edmond Jajaga, asistenti i Informatikës në Universitetit Shtetëror të Tetovës, ka arritur që në bashkëpunim me Prof. Dr. Lule Ahmedi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, të publikojë dy punime shkencore të pranuara nga ekspertë ndërkombëtar të fushës përkatëse. Punimi i tij i parë, i titulluar Normalizimi i relacioneve dhe ontologjitë është pranuar në WSEAS Konferencën e X Ndërkombëtare në studime bashkëkohore të Inteligjencës Artificiale, Inxhinierisë së Diturisë dhe Baza të dhënash (AIKED 11) e mbajtur në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe, më 20-22 shkurt 2011 (Link tek artikulli http://www.wseas.us/e-library/conferences/2011/Cambridge/AIKED/AIKED-69.pdf)
Po ashtu, në revistën ndërkombëtare të Inxhinierisë të Sistemeve dhe Zhvillimit të Aplikacioneve (http://www.universitypress.org.uk/journals/saed/) është pranuar për tu publikuar studimi i Jajagës, i titulluar Një vegël për normalizimin e bazës me të dhëna duke përdorur teknologjitë e Uebit Semantik.

Dy studimet e mësipërme eksplorojnë mundësitë e teknologjive të Uebit Semantik në ndërtimin e një sistemi për normalizim të relacioneve. Normalizimi i relacioneve gjatë dizajnimit të bazave me të dhëna në teknologjinë informative njihet si një proces mjaft i ndërlikuar dhe jo lehtë i kapshëm nga studentët. Dizajnimi i një sistemi të tillë është me një rëndësi të madhe meqë paraqet një vegël të dobishme për dizajnimin e bazave me të dhëna të aplikacioneve të vogla. Po ashtu, sistemi i tillë mund të shfrytëzohet në mësimdhënie për kuptim më të lehtë të algoritmeve për normalizim nga ana e studentëve të informatikës dhe zbatimin e këtyre algoritmeve në zgjidhjen e problemeve të shpeshta që shfaqen gjatë dizajnimit të bazave me të dhëna.