Mirëpo ata nuk janë të qetë aspak nga paparacët dhe fotografët të cilët i ndjekin në çdo hap, duke dal nga hoteli ku po qendrojnë në vendin Ipanema të Brazilit madje edhe duke shëtitur dhe në mbrëmje kur ata kalojnë çastet më romantike .
Avni Osmani
Vajza e Silvio Berlusconit , Barbara dhe sulmuesi i Milanit padyshim se kësaj vere janë çifti më i përfolur dhe më i ndjekur nga paparacët dhe nga mediat e shumta.
Para disa muajve ka filluar dashuria e këtyre dyve e cila gradualisht ka shënuar rritje dhe tani më çifti për tu çlodhur kanë zgjedhur Rio De Janeiron.
Ata në datën 12 qershor kanë festuar ditën e të dashuruarve në Brazil .
Mirëpo ata nuk janë të qetë aspak nga paparacët dhe fotografët të cilët i ndjekin në çdo hap, duke dal nga hoteli ku po qendrojnë në vendin Ipanema të Brazilit madje edhe duke shëtitur dhe në mbrëmje kur ata kalojnë çastet më romantike .
Pato madje ka tentuar që të mos dallohet duke vvënduar një kapelë në kokë dhe duke u veshur pak më ndryshe se zakonisht.
Pas kësaj aventure Pato do të qëndroj në Brazil ,pasi do të filloje edhe kupa e Amerikës në futboll kurse planet e Barbarës se a do të kthehet në Itali apo do të qëndroje tek i dashuri nuk dihen akoma.
Yllpress.com ju ofron disa foto të këtij çifti më senzacional të kësaj vere të cilët nuk mund të fshihen nga syri i paparacëve.