E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqipëria po sheh më tepër se kurrë më parë investitorë të huaj dhe qeveria pret që kjo prirje të vazhdojë pas hyrjes së vendit me NATO-n dhe pas hyrjes në fuqi të MSA-së.
Investimet e huaja tė drejpėdrejta kanė ardhur nė rritje








Shqipëria po sheh më tepër se kurrë më parë investitorë të huaj dhe qeveria pret që kjo prirje të vazhdojë pas hyrjes së vendit me NATO-n dhe pas hyrjes në fuqi të MSA-së.


Për shkak të aftësisë së investimeve të huaja direkte (FDI-ve) për të prodhuar punë dhe kontribuar në zhvillimin afat-gjatë ekonomik, qeveria e ka bërë tërheqjen e tyre, një përparësi.


Me reformat fiskale, përparimin në luftën kundër korrupsionit, normat e ulta të inflacionit, kosto të ulët pune, që çuan edhe në ndryshimin e imazhit të Shqipërisë, nga të dhënat zyrtare rezulton se investimet e huaja direkte në vitin 2008 kanë arritur në 880 milionë euro, krahasuar me 324 milionë euro që ishin në vitin 2004.


Vetëm gjatë 2 viteve të fundit janë realizuar privatizime strategjike si ARMO e cila u shit pët 120 milionë euro, një pjesë e aksioneve shtetërore pranë kompanisë AMC për rreth 50 milion euro, privatizimi i Bankës së Bashkuar me rreth 8 milion euro, si dhe privatizimi i OSSH-së për 102 milion euro.


Ndërsa qeveria e ka konsideruar procesin e privatizimit të sektorëve strategjik, "një kapitull i mbyllur" dhe Shqipërinë si vendi me ekonominë më të privatizuar në rajon, ka përcaktuar sektorët, që ofrojnë mundësi investimesh të huaja, si ndërtimin e impianteve të shfrytëzimit të energjisë hidro, termale dhe naftës. Por prioritet mbetet dhe sektori i turizmit shqiptar., i cili me një infrastrukturë në zhvillim dhe me nxitjen qeveritare, po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqës për kompanitë e huaja.

Publikuar: 21.05.2009 | 19:05
Lexuar: 1615 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime