Unë e dua Interin me gjithë zemrën time, por Zoti do të vendosë ku është e ardhmja ime. Vetëm ai e di këtë.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka deklaruar se ai e do Interin me gjithë zemër, por se të ardhmen e tij e di vetëm Zoti. Është kjo deklarata e parë ku Sneijder aludon për një largim nga Interi.
Unë e dua Interin me gjithë zemrën time, por Zoti do të vendosë ku është e ardhmja ime. Vetëm ai e di këtë.
Unë dua të falënderoj tifozët pasi ata gjithmonë kanë qenë të mirë me mua dhe unë dua t`i siguroj ata se nëse qëndroj te Interi, atëherë do të bëj gjithçka që të fitojmë edhe më shumë. Sezoni që sapo lamë pas nuk ishte i lehtë, pësova dëmtime të shumta. Unë jam i nervozuar që nuk kemi qenë në gjendje t`i marrim titujt të cilët i merituam, ka thënë holandezi për "Il Corriere dello Sport".