Me lejoni që tJu shpreh kënaqësinë dhe emocionet e mia për pritjen e ngrohtë që më ofruat, po ashtu, më lejoni të ndaj bashkë me ju respektin dhe konsideratat me të larta për këtë Universitet, për rolin e tij për avancimin e shoqërisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë, theksoi Prof. Dr. Ferid Murad, i cili premtoi se në të ardhmen do të mbajë një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.
Nobelisti me prejardhje shqiptare, Prof. Dr. Ferid Murad, e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në USHT, Prof. Dr. Ferid Murat u prit nga Rektori Prof. Dr. Agron Reka i shoqëruar nga Prorektorët, Dekanët, Sekretari i përgjithshëm dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.
Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka, pasi i uroi mirëseardhje Prof. Dr. Ferid Muradit, u shpreh se: ,,Vizita e Juaj e nderon institucionin tonë, stafin akademik dhe studentët tanë. Ne ndjehemi të nderuar me vizitën Tuaj në USHT, sikundër krenohemi me emrin dhe veprën Tuaj që ka arritur në piedestalet më të larta në shkencat e mjekësisë në nivel botëror, tha Rektori Reka, i cili po ashtu, novelistin Prof. Dr. Ferid Murad e njoftoi me historikun e USHT-së, që nga themelimi e deri në ditët e sotme, dhe për rolin dhe rëndësinë që luan në ngritjen dhe avancimin e shkencës ndër shqiptarët.
Nobelisti Ferid Murad, me këtë rast u shpreh i kënaqur me ritmin e punës dhe zhvillimet shkencore dhe akademike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Me lejoni që tJu shpreh kënaqësinë dhe emocionet e mia për pritjen e ngrohtë që më ofruat, po ashtu, më lejoni të ndaj bashkë me ju respektin dhe konsideratat me të larta për këtë Universitet, për rolin e tij për avancimin e shoqërisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë, theksoi Prof. Dr. Ferid Murad, i cili premtoi se në të ardhmen do të mbajë një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.
Në përmbyllje të takimit, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për vizitën e tij në USHT, Rektori Prof. Dr. Agron Reka, nobelistit me prejardhje shqiptare Prof. Dr. Ferid Murad i dhuroi një pikturë të piktorit Nevzat Kica.