E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

ZGJOHU! vazhdon me fushatën PUSHO SHQIP! të cilën e filluan vitin e kaluar dhe apelon deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës që të pushojnë SHQIP gjatë këtij sezoni veror dhe të vizitojnë bregdetin shqiptar.
ZGJOHU! vazhdon me fushatėn PUSHO SHQIP!





Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" ka mirëpritur Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku në selinë e saj dhe ka informuar ekselencën e tij për ristrukturimin e ZGJOHU!, si dhe për fushatat vijuese.

ZGJOHU! vazhdon me fushatën PUSHO SHQIP! të cilën e filluan vitin e kaluar dhe apelon deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës që të pushojnë SHQIP gjatë këtij sezoni veror dhe të vizitojnë bregdetin shqiptar.

ZGJOHU! fton qytetarët që planifikojnë dhe kanë mundësi të bëjnë pushime këtë vit, të vizitojnë bregdetin shqiptar për t'i shijuar bukuritë e detit Jon, detit Adriatik si dhe liqenit të Ohrit dhe në këtë mënyrë ta ndihmojnë vetën dhe Shqipërinë në këto kohëra të vështira financiare, por njëkohësisht edhe të njohin Shqipërinë më mirë.

Lëvizja ZGJOHU! është e bindur që shqiptarët dhe të tjerët nga Maqedonia dhe Kosova do të vërshojnë plazhet e Strugës, Ulqinit, Shëngjinit, Durrësit, Ksamilit, Dhërmisë, Himarës, Borshit, Velipojës, Vlorës, Jalës, Sarandës, Kavajës, etj. Mikëpritja shqiptare dhe bukuritë e bregdetit shqiptar do t'ju falin vizitorëve çaste të paharruara dhe do t'i frymëzojnë që të rikthehen vite me rradhë në Shqipëri.

Aktivistët e ZGJOHU! do ta zhvillojnë fushatën PUSHO SHQIP! në shumë qytetete në Maqedoni dhe Kosovë në përpjekje që të joshin sa më shumë qytetar t'i vizitojnë plazhet shqiptare këtë verë.

Ata e falënderojnë Ambasadorin e Shqipërisë Çejku për mbështetjen e dhënë duke shpresuar që kjo fushatë të gjejë përkrahje institucionale dhe jehonë më të madhe tek institucionet përgjegjëse. ZGJOHU! gjithashtu informoi Ambasadorin Çejku rreth fushatës BLEJ SHQIP! që planifikohet të nis në shtator me qëllim të fuqizimit të biznesit shqiptar në Maqedoni.

Ndryshe, kryetar i ri i Lëvizjes ZGJOHU! është Bekim Hoxha, ndërsa drejtor i bordit drejtues Ismail Krifca. Drejtuesi i deritanishëm Artan Grubi është shpallur kryetar nderi dhe mbetet aktivist i Lëvizjës.
ZGJOHU! vazhdon me fushatën PUSHO SHQIP!
ZGJOHU! vazhdon me fushatën PUSHO SHQIP!

Publikuar: 15.06.2011 | 17:10
Lexuar: 657 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
alex (22/06/2011 13:48:37) qe ta dime levizja ZGJOHU kujt i drejtohet. atyre qe jane te rreshtuar politikisht dhe vetem atyre apo gjithe shqirtareve???? sepse levizja ZGJOHU e dime te gjithe se ku eshte e rreshtuar politikisht, dhe me financime te dyshuara. askush nuk mund te sensibilizohet nga nje levije qofte e majte apo e djathte.LEVIZJET NUK NJOHIN PARTI

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime