E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjyqtari maqedonas me stemën e FIFA-s, 32-vjeçari Aleksandër Stavrev, i ndihmuar edhe nga Marjan Kirovski e Lubomir Kërstevski, do të gjykojnë “finalen e mbijetësës” midis Lushnjës e Partizanit (23 maj, “Roza Haxhiu”, 17:00).
Gjyqtarė nga Maqedonia referojnė nė Shqipėri









Gjyqtari maqedonas me stemën e FIFA-s, 32-vjeçari Aleksandër Stavrev, i ndihmuar edhe nga Marjan Kirovski e Lubomir Kërstevski, do të gjykojnë “finalen e mbijetësës” midis Lushnjës e Partizanit (23 maj, “Roza Haxhiu”, 17:00).

Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka publikuar ende lajmin në faqen e saj zyrtare, fshf.org, këtë e ka bërë homologia e saj maqedonase, në faqen ffm.com.mk.

“Me kërkesë të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, treshja e gjyqtarëve nga Maqedonia, në përbërje Aleksandar Stavrev, Marjan Kirovski dhe Lubomir Kërstevski, të shtunën më 23 maj do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndërmjet Lushnjës dhe Partizanit, ndryshe derbi i dy skuadrave të fundit në renditje”, - shkruhet në komunikatën zyrtare të publikuar në faqen e federatës maqedonase. Aleksandër Stavrev është një gjyqtar i njohur në Maqedoni dhe “bilbil” i FIFA-s, që nga viti 2000.

Stavrev me orgjinë nga Shkupi ka drejtuar së fundi në eliminatoret e Kampionatit Botëror ndeshjen Uells-Azerbajxhan (1-0, shtator 2008; në ato miqësore, takimin Mali i Zi-Norvegji (3-1, mars 2008); në eliminatoret e Ligës së Kampioneve, përballjen Anderleht-Bate Borisov (shtator 2008).

Sipas medieve sportive maqedonase, Stavrev ka qenë shpesh i konstatuar për gjykimet e tij. Stavrev do të jetë gjyqtari i parë maqedonas që do të drejtojë një ndeshje midis dy skuadrave shqiptare.
/Reshat Ibrahimi/

Publikuar: 21.05.2009 | 19:46
Lexuar: 802 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime