Elita Zylbehari-Masha menaxhere gjenerale e shkollës Willson, deklaroi se testimi ishte i nivelit regjional dhe merrnin pjesë nxënës nga Tetova, Shkupi, Kumanova, Gostivari, Dibra, Kërcova, Struga dhe qytete të tjera në vend, bëjnë të ditur drejtuesit e kolegjit shqiptaro- amerikan Ëillson në Tetovë.
Shumë shpejt në Tetovë do të startojë me punë kolegji i parë shqiptaro- amerikan "Willson". Për këtë qëllim nxënës të nacionaliteteve të ndryshme të cilët kanë zgjedhur këtë kolegj për të ndjekur shkollimin e tyre, gjatë ditës së sotme iu nënshtruan testimit.
140 nxënës që kanë mbaruar shkollimin fillor dhe në shtator do të vijojnë mësimin në shkolln e mesme sot treguan aftësitë e tyre para një komisioni professional të këtij kolegji.
Elita Zylbehari-Masha menaxhere gjenerale e shkollës Willson, deklaroi se testimi ishte i nivelit regjional dhe merrnin pjesë nxënës nga Tetova, Shkupi, Kumanova, Gostivari, Dibra, Kërcova, Struga dhe qytete të tjera në vend, bëjnë të ditur drejtuesit e kolegjit shqiptaro- amerikan Ëillson në Tetovë.
Rezultatet do të shpallen të hënën në mënyrë publike në web site e shkollës, por gjithashtu do të jenë të publikuara edhe para pallatit të kulturës në qendër të Tetovës.
Menaxheria Masha bën të ditur se trembëdhjetë nxënësit të cilët do të dalin më të suksesshëm do të fitojnë bursa."Bursat tona janë në tre nivele pra bursë e plotë që do të mbulojë të gjitha shpenzimet, si dhe dy bursa të tjera, theksoi Masha.
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni z. Arben Çejku foli për rëndësinë e shkollimit si dhe bëri vlerësimin e hapjes së këtij kolegji në Maqedoni , i cili është i pari në vend.
"Ky është një fillim i mbarë jo vetëm në konceptin multietnik, port ë përmbushjes së nevojës për një arsim më të mirë në RM-së dhe përgatitjen e një gjenerate të re që i duhen një vendi, sepse të gjithë e dimë se e ardhmja e cdo vendi fillon tek bankat e shkollës dhe te klasa e parë dhe tek gjeneratat më të reja, vlerëson ambasadori Çejku.
Kolegji shqiptaro amerikan "Willson" me kushte bashkëkohore do të inagurohet në muajin gusht, ndërsa me punë pritet që të startojë në shtator pra vitin shkollor 2011-2012.