E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë konferencë, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Programi Studimor të Informatikës dhe Matematikës, me punimet e tyre autentike dhe shkencore e përfaqësuan: Festim Halili dhe Merita Kasa –"Analiza dhe krahasimi i stileve arkitekturore të ueb shërbimeve si dhe beneficionet e biznesit nga përdorimi i tyre"; Fisnik Dalipi dhe Florim Idrizi"Drejt modelit integrues për optimizmin e efikasitetit përkatës në organizata" dhe Xhevahir Beqiri “Kriteri i lëkundjeve për ekuacionet diferenciale jo-lineare të rendit të dytë".
USHT-ja nė Konferencėn Ndėrkombėtare nė Tiranė









Asistentët e Programit Studimor të Informatikës dhe Matematikës të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me punimet e tyre shkencore morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Tiranë. Kjo konferencë trajtoi temën: “Sistemet e Informacionit dhe Teknologjitë, si dhe rëndësia e tyre në zhvillimin Ekonomik” dhe u organizua nga Fakultetit Ekonomik i Universitetit të Tiranës, departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së zbatuar në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Kosovës si dhe në mbështetje të Akademisë së Shkencës të Shqipërisë.
USHT-ja në Konferencën Ndërkombëtare në Tiranë

Në këtë konferencë, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Programi Studimor të Informatikës dhe Matematikës, me punimet e tyre autentike dhe shkencore e përfaqësuan: Festim Halili dhe Merita Kasa –"Analiza dhe krahasimi i stileve arkitekturore të ueb shërbimeve si dhe beneficionet e biznesit nga përdorimi i tyre"; Fisnik Dalipi dhe Florim Idrizi"Drejt modelit integrues për optimizmin e efikasitetit përkatës në organizata" dhe Xhevahir Beqiri “Kriteri i lëkundjeve për ekuacionet diferenciale jo-lineare të rendit të dytë".
USHT-ja në Konferencën Ndërkombëtare në Tiranë

Punimet shkencore të prezantuara në konferencë, hapën mundësi të reja për promovim të mëtutjeshëm të kërkimeve në lëmit e Shkencave Kompjuterike, Informatikës dhe Matematikës së Zbatuar. Punimet shkencore të prezantuara nga asistentët e USHT-së, nga pjesëmarrësit Ballkanik dhe Evropian u vlerësuan si hulumtime inovative dhe interesante.

Konferenca ndërkombëtare në Tiranë gjithashtu mundësoi një bashkëpunim të një niveli më të lartë në mes universiteteve të rajonit dhe Evropës si dhe debat të mirëfilltë në lëmin e teknologjisë informative.

Publikuar: 16.06.2011 | 14:46
Lexuar: 1453 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Majlinda (16/06/2011 15:09:30) Shume mire Festim, po perparon me hapa te sigurte, suksese te metutjeshme
Betim (16/06/2011 15:12:01) Shume suksese profesor Fisniku dhe Festimi. Ju urroj akoma me shume suksese.

Me respekt
Betimi
Agron (16/06/2011 15:13:28) Te deshiroj arritje shume me te medha..
Besnik (16/06/2011 15:17:46) Urime profesor, meritoni shumė mė tepėr
Lindita (16/06/2011 15:20:10) Pershendetje profesor, do ju kisha lutur te me tregoni per punimet tuaja ku mund qe ti lexojme sepse jam e interesuar per lemine e web serviseve per punim diplome flm

Lindita
Muamer Doko (16/06/2011 17:32:00) Shkelqyeshem,po perparoni me hapa te sigurte...Urime ekipit tuaj dhe Ju deshiroj suksese te metutjeshme...
miral (16/06/2011 19:21:03) urime dhe suksese! jane eksperienca me shume vlere shkencore.
nderim (17/06/2011 00:33:54) suksese te metutjeshme Fisnik Florim
Verim (17/06/2011 10:25:39) Suksese dhe ju urroj akoma me shume shkence, sepse na nevojitet neve shqiptarve te Maqedonise!
Alma (17/06/2011 22:18:21) Urimet e mia per ju profesor te nderuar. Vetem keshtu duam ta shohim zhvillimin e USHT, se na kan lidh me pune partish. Me djem te rinj si ju imazhi i ketij universiteti te pervuajtur shnderrohet ne evropian. Suksese te gjithe ekipit qe prezantuat punimet e juaja ne Tirane.
Antigona (19/06/2011 17:02:14) Te lumte profi Fisnik. Me te vertete na gezove qe pervec mesimdhenise tende briliante po ben edhe punime shkencore. Jemi krenar qe te kemi profesor, i nderuar. Suksese te metutjeshme. Ju i jepni oksigjen vazhdimisht katedres se Informatikes ne USHT.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime