E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk është lehtë të punohet me Federatën ruse, por është shumë mirënjohëse, kështu që masat dhe përpjekjet e bëra çdoherë paguhen", theksoi Bllazheski.
Afaristėt nga Maqedonia me nismė pėr hapjen e qendrės distributive nė Samara, Rusi







- Bujqësia është sektori më atraktiv dhe mundësia e fundit për zhvillim të bashkëpunimit me rajonin e Samarës në Fedratën ruse, ku sipas afaristëve të Maqedonisë, duhet sa më parë të hapet një qendër distributive.

Qendra, siç u tha në Takimin e sotëm iniciativ në Odën ekonomike të Maqedonisë, është posaçërisht e volitshme për kultivuesit e verës.

"Duhet të bëhet presing ndaj Qeverisë sonë për t'u zgjidhur problemi me vizat, por edhe të mundësohen kushte për këmbimin pa dogana. Ekonomia e Maqedonisë me asnjë degë nuk mund të ndikojë në ekonominë ruse. Për atë arsye edhe duhet të ndërmerren të gjitha masat për lehtësim maksimal të bashkëpunimit", theksoi Bogoja Bllazheski, pronar i "Rripave të sigurisë" nga fshati Beëëçishtë, rajoni i Ohrit, i cili njëherit është edhe iniciator tashmë disa vite për hapjen e qendrës distributive për mallërat e Maqedonisë në Rajonine Samarës.

Sipas tij, biznes-relacionet e deritanishme me Rusinë tregojnë përvoja edhe pozitive edhe negative.

"Nuk është lehtë të punohet me Federatën ruse, por është shumë mirënjohëse, kështu që masat dhe përpjekjet e bëra çdoherë paguhen", theksoi Bllazheski.

Rajoni i Samarës është një ndër rajonet më të zhvilluara ekonomikisht në Rusi. Ka rezerva të naftës, gazit natyror dhe hidroenergjisë. Është i pasur edhe me sulfur, shkumës, glinë... Më të zhvilluara janë makineria, industria kimike dhe metalurgjia e ngjyrosur. Ekonominë e përbëjnë 400 ndërmarrje të mëdha dhe të vogla dhe mbi 4.000 ndërmarrje të vogla. Rroga mesatare është 435 euro, ndërsa numri i banorëve që gravitojnë në këtë rajon tejkalon 20 milionë.

Siç tha drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Maqedoni-Rusi, Dejan Beshliev, Rajoni i Samarës është i varur nga importi i produkteve ushqimore dhe mu për atë arsye fokusi duhet të vihet në agrokompleksin. Transporti nuk paraqet aspak problem sepse përveç rrjetit rrugor, jashtëzakonisht është i zhvilluar edhe komunikacioni ajror dhe hekurudhor.

Bashkëpunimi tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës ruse është në zhvillim të vazhdueshëm, por në mënyrë konstante po rritet edhe deficiti tregtar i palës së Maqedonisë. Në vitin 2010 mbulimi i importit me eksport paraqet 4,8 për qind, në vitin 2009 ishte 4.6 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti është 5,3 për qind.

Publikuar: 16.06.2011 | 18:55
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime