Sipas kësaj komunikate, grupet për bisedime janë duke punuar në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe besimit të ndërsjellt, si shtylla themelore për funksionimin e mirë të kabinetit të ardhshëm qeveritarë.
"Lidhur me negociatat për formimin e Qeverisë së re ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, dëshirojmë të informojmë opinionin se dialogu po zhvillohet në një atmosferë fer dhe konstruktive", thuhet në një deklaratë për media të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sipas kësaj komunikate, grupet për bisedime janë duke punuar në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe besimit të ndërsjellt, si shtylla themelore për funksionimin e mirë të kabinetit të ardhshëm qeveritarë.
Nga kjo parti njoftojnë se, të gjitha informacionet që kanë qarkulluar në media gjatë këtyre ditëve janë spekulime të pabaza dhe BDI, si parti serioze politike, do ta informojë në mënyrë transparente, formale dhe me kohë opinionin dhe elektoratin, lidhur me çdo çështje sa i përket këtij procesi, njofton agjencia e lajmeve INA. Edhe VMRO-DPMNE-ja sot kumtoi se bisedimet për koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim po zhvillohen në atmosferë korrekte dhe konstruktive.