Akademia Kult sjell në edicionin e pestë 40 artistë në garën e 10 trofeve! Traditë dhe vazhdimësi kulturore! Emra të mëdhenj për çmime të mëdha! Më të mirët e vitit në një skenë plot surpriza dhe spektakël.. Akademia Kult do të paraprijë natën e spektaklit, më 10 qershor, në TKOB me katër net debati të gjinisë talk-show në një kohëzgjatje rreth 60 minutash
Akademia Kult sjell në edicionin e pestë 40 artistë në garën e 10 trofeve! Traditë dhe vazhdimësi kulturore! Emra të mëdhenj për çmime të mëdha! Më të mirët e vitit në një skenë plot surpriza dhe spektakël..
Akademia Kult organizon Edicionin e pestë të Çmimeve Kult 2009. Ethet e këtij aktiviteti të rëndësishëm, i vetmi në fushën e artit dhe kulturës shqiptare, sapo kanë nisur. Zyrtarisht, nga dita e sotme, ky aktivitet hyn në fazën e dytë, që mbetet përballja me publikun dhe votat e tij.
Çmimet Kult kanë treguar se promovojnë artistët që kanë sjellë vlera të padiskutueshme, duke u përballur edhe me sfidën që quhet duartrokitje nga publiku. Pas katër edicioneve të suksesshme, ku Akademia Kult ka nderuar më të mirët e vitit, fituesit e këtij çmimi mund të krenohen për rëndësinë e tij.
Çmimet për artistët më të mirë të vitit janë rezultat i punës një-vjeçare të gazetarëve të revistës Kult, revista e vetme kulturore në vend, e cila mund të quhet me të drejtë një promotor i ideve, koncepteve dhe ngjarjeve në fushën e artit dhe kulturës. Revista Kult është lajmi kulturor në një javë, nëpërmjet një strukture informative të qartë, të shpejtë, praktike dhe të vlerësueshme, një database i pasur dhe i vetmi në Shqipëri.
Duke qenë një përçues i denjë i ideve&koncepteve të reja, duke pasqyruar saktësisht elementët e traditës me veçoritë e reja që zenë vend në jetën artistike, Akademia Kult vëren me kënaqësi se këtë vit, kandidatët-garues janë të moshave të ndryshme, çka nënkupton një fillesë artistike që premton vazhdimësinë e brezit me pjekuri dhe eksperiencë artistike.
Akademia Kult, institucioni i vetëm që me të drejtë mund të quhet, syri i kudondodhur në Art&Kulturë përgjatë një viti, pas një përgatitjeje të gjatë dy-mujore nga juritë e ngritura, ka kënaqësinë të informojë se më të mirët e nominuar do të meritojnë edhe votën e publikut për të shkuar në natën finale, ku spektakli, çmimet dhe një mbrëmje gala do të kurorëzojnë Fituesit 2008.
Gara për prurjet e vitit 2008 ka nisur me: 26 interpretues lirikë, 38 instrumentistë, 120 artistë pamorë në ekspozita personale e të përbashkëta, 61 aktorë, 49 aktore, 24 regjisorë, 125 libra artistikë, 110 albume muzikore, 56 aktivitete në të gjithë vendin .
Edicioni i pestë sjell 40 artistë në garë të cilët konkurrojnë në 10 fushat: Artisti Pamor i vitit, Instrumentisti i vitit, Regjisori i vitit, Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Filmi artistik i vitit, Interpretuesi Lirik i vitit, Albumi muzikor i vitit, Libri artistik.
Për herë të parë në edicionin e sivjetmë do të jepet çmimi për Përkthyesin e vitit duke vlerësuar kontribute të rëndësishme në fushën e letrave, si dhe dy Çmime Speciale:
Aktiviteti më i mirë i vitit
Personaliteti Kulturor i vitit
Edicioni i pestë i Çmimeve Kult 2009 është padyshim vazhdimësia e sistemit të vlerave, që mbështet dhe stimulon artistët shqiptarë duke i vlerësuar me kupën e më të mirit gjatë një viti.
Në këtë vazhdimësi, Akademia Kult, i mbetet besnik idesë së fillimit për të krijuar vlera, në një treg, ku politikat e mbështetjes, rrugët dhe mundësitë për ti gjetur ato mbeten të dyshimta. Që nga ky moment, të gjithë artistët janë në një përballje direkt me spektatorin. Votimi për artistin më të mirë bëhet nëpërmjet:
Internetit në web site-in www.akademiakult.com. Automatikisht vota do të regjistrohet dhe kalon në favor të artistit-kandidat për çmimet Kult 2008.
Telefonit celular ne numrin 1513, me tekst: votoj (hapësirë) emrin e kandidatit të zgjedhur
Një nga qëllimet e organizimit të këtij aktiviteti është dhe përballja e më të mirëve me publikun. Votimet për artistin e preferuar nëpërmjet internetit në adresën www.akademiakult.com ka rezultuar se ka sjellë një fluks votimesh që tregon një pjesëmarrje tepër të interesuar dhe të drejtpërdrejtë të publikut në këtë eveniment të rëndësishëm.
Akademia Kult do të paraprijë natën e spektaklit, më 10 qershor, në TKOB me katër net debati të gjinisë talk-show në një kohëzgjatje rreth 60 minutash.
Kandidatët
Libri Artistik 2009
1. Linditë AHMETI - Lulja Alba - Poezi e zgjedhur
2. Fatos BAXHAKU Gur Reportazh
3. Ben BLUSHI - Të jetosh në ishull Roman
4. Ismail KADARE - Darka e Gabuar Roman
Përkthimi i Vitit 2009
1. Shpëtim ÇUÇKA- Johann Wolfgang von Goethe - Fausti Tragjedi
2. Pashko GJEÇI -Johann Wolfgang von Goethe - Fausti Tragjedi
3. Mirela KUMBARO-Amin Zaoui - Gosti gënjeshtrash Roman
4. Majlinda NISHKU- Edward Lear- Edward Lear në Shqipëri-Ditar udhëtimesh
Artisti Pamor i Vitit 2009
1. Bevis FUSHA ekspozitë e përbashkët Ardhje galeri Zeta
2. Ali OSEKU ekspozitë personale pikture Ritëm i pandalshëm galeri Zeta
3. Lek TASI - ekspozitë personale pikture galeri DidArt
4. Leonard QYLAFI - ekspozitë e përbashkët Ardhje galeri Zeta
Interpretuesit lirikë 2009
1. Ylber GJINI (Enriko)-Lucia di Lammermor
2. Vikena KAMENICA (Rosina)-Berberi i Seviljes
3. Armaldo KLLOGJRI (Luixhi)- Kapota
4. Mariana LEKA (Luçia) - Lucia di Lammermoor
Instrumentistët 2009
1. Jonian KADESHA (violinë)- Paganini - Koncert për violinë e orkestër në Re mazhor
2. Tedi PAPAVRAMI (violinë)- Paganini - Koncert për violinë e orkestër në Re mazhor, Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit
3. Suela PICIRI (violinë)-Dvorzhak-Koncert për violinë dhe orkestër 0p.53- në La Minor
4. Merita REXHA (piano) Recital me veprat e kompozitorit Lec Kurti. Sonatë, scherzo, romanca
Albumet Muzikor / Viti 2009
1. Genta ISMAJLI - Zero zero
2. Alban SKËNDERAJ Melody
3. Anjeza SHAHINI Erdhi momenti
4. Tingulli 3NT - Pika për vesh
Lista e aktorëve 2009
1. Alert ÇELOALIAJ (Zhika)-Në Zvornik kam lënë zemrën time
2. Mirush KABASHI (Babai)-Allegreto Albania
3. Enver PETROVCI (Serebrjakov)-Daja Vanja
4. Ndriçim XHEPA (Astrov)-Daja Vanja
Lista e aktoreve 2009
1. Olta DAKO -(Vajza)- Franku V
2. Eftiola LAÇKA -(Sonja)-Daja Vanja
3. Margarita XHEPA -(Hekuba)-Trojanët
4. Luiza XHUVANI - (Andromaka)-Trojanët
Lista e regjisë 2009
1. Altin BASHA -Allegreto Albania
2. Erion KAME- Kulla e Fildishtë
3. Arben KUMBARO FrankuV
4. Milto KUTALI - Për mua, Miriam dhe Sandri
Filmi Artistik
1. Dhimitër ANAGNOSTI - Gjoleka djali i Abazit
2. Kujtim ÇASHKU - Syri Magjik
3. Fatmir KOÇI- Koha e Kometës
4. Pirro &Eno MILKANI Trishtimi i Zonjës Shnajder
Aktiviteti i vitit
1. POETEKA, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë , Edicioni i katërt
2. Festivali Teatror i të Rinjve, Edicioni i dytë
3. Tirana Jazz Fest
4. Panairi Ndërkombëtar i Librit, Edicioni i 11-të