E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqyrtuam më shumë mundësi për bursa të nxënësve dhe studentëve nga Maqedonia, por edhe këmbim të përvojave me profesorët, me qëllim që të ndihmojmë për përparimin e arsimit të shqiptarëve në Maqedoni", tha Ahmeti.
Ali Ahmeti e priti nobelistin shqiptar Ferid Murad









Nobelisti shqiptar Ferid Murad sot u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Ai me këtë rast u falënderua për ftesën dhe tha se gjatë kohës së vizitës së tij në Maqedoni, ka mësuar shumë për politikën e shqiptarëve në vend.

"Unë jam shkencëtar, e jo politikan. Me të vërtetë kam pasur kënaqësi të madhe që gjatë vizitës time të katërt në Maqedoni të takohem edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Gjatë këtij qëndrimi, isha edhe në Tiranë dhe për herë të dytë në Prishtinë, ashtu që arrita, krahas Maqedonisë, t'i vizitoj edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Të hënën kthehem për në SHBA", tha Murad.

Sipas kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, takimi me nobelistin Murad për të paraqet privilegj dhe kënaqësi.

"Nga dy shqiptarët nobelistë, mes të cilëve është edhe Nënë Tereza, unë pata mundësi të takohem me njërin prej tyre, e ai është profesori Ferid Murad. Biseduam për më shumë tema me interes të ndërsjellë. Por më së shumti u ndalëm në situatat dhe mundësitë për përparimin e mëtejshëm në sferat e arsimit dhe shëndetësisë. Shqyrtuam më shumë mundësi për bursa të nxënësve dhe studentëve nga Maqedonia, por edhe këmbim të përvojave me profesorët, me qëllim që të ndihmojmë për përparimin e arsimit të shqiptarëve në Maqedoni", tha Ahmeti.

Publikuar: 17.06.2011 | 17:48
Lexuar: 662 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime