Tetovari në fanellën e FC Thun, është një sportist-futbollist i cili me talentin, angazhimin dhe shembullin e vetë mund të jetë një ambasador i vërtet i sportit shqiptar në Zvicër
Me futbollistin shqiptar , anëtar i FC Thun në Zvicër
Shaban Sinani
Ndër futbollistët shqiptar që aktualisht janë në ekipet e zvicerane lirisht mund të përmendet djaloshi 21 vjeçar Agron Mustafi, anëtar në formacionin U-21 në ekipin FC Thun. Agron Mustafi aktualisht me prindërit e tij jetojë në Valis të Zvicrës i cili ka të kryer shkollën e mesme ekonomike drejtimi i sportit HSK (Handelsschule für Sportler und Künstler). Agron Mustafi këto ditë është në pushin ne vendlindjen e tij në fshatin Dobrosht.
Në kampionatin 2010/11 ka qenë futbollist standard në kategorinë U-21 në ekipin FC Thun Ishte një sukses i madh i kësaj skuadre e cila kaloi nga një rëngë më i ultë në ligën e parë zvicerane dhe në fund të kampionatit ishim në pozitën gjashtë. Sa i përket paraqitjeve të mija në ekip mund të them se relativisht jam i kënaqur . Mundem shumë më tepër edhe pse në ekipin ku unë luajë gëzoj autoritet shumë të madh. Këtë e dëshmon fakti se jam edhe kapiten i ekipit. Jam i kënaqur por mundem shumë më tepër i tha gazetës Fakti , futbollist Agron Mustafi.
Përndryshe Agron Mustafi ka lindur me 20.02.1990 në Dobroshtë të Tetovës , hapat e para të futbollit i ka filluar që në moshën 5 vjeçare në ERNEN të Valisit në vitin 1995 te trajneri Mario Gertschen te klubi FC Naters-i.. Agroni është një futbollist i gjithanshëm edhe pse më tepër preferon të luajë si mesfushor.
Në ekipin ku aktualisht është Agron Mustafi, pra në FC Thun , luan edhe një futbollist nga Maqedonia Muhamed Demiri anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë por edhe 4-5 futbollist tjerë të cilët pretendojnë që të bëhen pjesë e ekipit të parë. Tetovari në ekipin FC Thun Agron Mustafi e ka pasur ëndur që të luajte në reprezentacionin e Maqedonisë Të them të drejtën se kjo ëndur mu plotësua kur më ftuan në reprezentacionin U-21 kundër Sllovenisë dhe Malit Zi por zhgënjimi mbeti me që nuk më dhanë as një minutë rast që të luajë edhe pse këto dy ndeshje ishin me karakter miqësor. Por e de kjo ishte një përvojë e mirë për mua tha ai. Sa i përket dy skuadrave tetovare që tani më kanë shijuar titullin e kampion Shkëndija dhe Renova, Agron Mustafi shprehet tepër krenar edhe pse thotë se atmosfera që është krijuar me rastin e titullit të ekipit Shkëndija është diçka që rrallë herë mund të përjetohet Shkëndija vërtet është një simbol si sportit shqiptar tha ai.
Pra, Agron Mustafi është një sportist-futbollist shqiptar i cili me talentin, angazhimin dhe shembullin e vetë mund të jetë një ambasador i vërtet i sportit shqiptar në Zvicër.
Për në fund talenti i futbollit i cili rrugëton drejtë ekipit të parë në FC Thun ka edhe porosinë e tij për rininë shqiptare si në vendlindje ashtu edhe për të gjithë rininë kudo që ato jetojnë: Të merren sa ma shumë me sport .