Delegacionet e Qeverisë së Maqedonisë dhe të Republikës së Turqisë, dje në Ankara kanë nënshkruar Marrëveshje për transport të rregullt ajror mes dy vendeve.
Delegacionet e Qeverisë së Maqedonisë dhe të Republikës së Turqisë, dje në Ankara kanë nënshkruar Marrëveshje për transport të rregullt ajror mes dy vendeve.
Në emër të dy qeverive, Marrëveshjen e nënshkruan drejtorët e Agjencisë së Lundrimit Ajror, Zoran Kërstevski dhe Ali Ariduru, drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Aviacionit civil në Turqi, në prani të amabsadores së Republikës së Maqedonisë në Turqi, si dhe përfaqësuesve të kompanisë turke TAB.
Agjencia e lundrimit ajror sot kumtoi se me nënshkrimin e këtij dokumenti do të rritet numri i aviokompanive të cilat operojnë mes dy vendeve, por edhe do ta zgjerojë bashkëpunimin për komunikacion të rregullt ajror përpos Stambollit, edhe nga Ankaraja edhe nga Antalia.
Marrëveshja e nënshkruar sot do ta zëvendësojë Marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 1994.