Reka thotë se rreth 60 studiues nga Universiteti që nga viti i kaluar kanë filluar hulumtimet e tyre në këtë temë dhe rezultatet pritet të publikohen gjegjësisht të botohen me fillimin e konferencës ku marrin pjesë edhe studiues nga Universitetet e tjera të vendit dhe nga jashtë. Duke dhënë qëndrimin e tij lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Blerim Reka thotë se ajo nuk është implemtuar.
Me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, studiues të ndryshëm të Universitetit të Evropës Juglinodore, më 20 dhe 21 qershor do të organizojnë një konferencë me temë: Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Konferenca sipas prorektorit, Blerim Reka ka për qëllim analizimin shkencor dhe akademik të implementimit të këtij dokumenti që i dha fund konfliktit të vitit 2001
Politikant tash e dhjetë vite i japin versionet e tyre u implementu apo nuk u implementu Marrëveshja e Ohrit, ato janë për vokabularin dhe përdorimin politik. Ne ndërkaq si universitet menduam që të realizojmë një konferencë të thjesht akademike dhe shkencore në të cilën do evaluohen rezultate shkencore rreth asaj se sa Marrëveshja Kornizë e Ohrit është implementuar në të gjitha segmentet, tha Blerim Reka, prorektor për hulumtime UEJL.
Reka thotë se rreth 60 studiues nga Universiteti që nga viti i kaluar kanë filluar hulumtimet e tyre në këtë temë dhe rezultatet pritet të publikohen gjegjësisht të botohen me fillimin e konferencës ku marrin pjesë edhe studiues nga Universitetet e tjera të vendit dhe nga jashtë. Duke dhënë qëndrimin e tij lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Blerim Reka thotë se ajo nuk është implemtuar.
Nëse tash ne edhe pas 7 vitesh nga ky vit i përcaktuar si vit i definimit dhe implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit ende merremi me shkaqet dhe pasojat e mos implementimit të Marrëveshjes së Ohrit vetëvetiu kjo vonesë 7 vjeçare tregon se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar, tha Blerim Reka, prorektor për hulumtime UEJL.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Sefedin Haruni në cilësinë e kryetarit të PPD-së, lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, përfaqësuesi politik i UÇK-së dhe tash kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, lehtësuesi gjatë negociatave Xhejms Perdju, ambasadorët e SHBA-ve, Shqipërisë, të BE-së dhe vendeve tjera.
(Bashkim Sulejmani, Alsat-M)