Sot për herë të parë kemi pjesë muzikore kështu do të fillojë protesta. Kjo nuk duhet të keqkuptohet, nuk është mënyrë e argëtimit, por një mënyrë e protestës dhe muzika mund të jetë formë e protestës, tha një protestuese.
Protesta kundër vrasjes së 23 vjeçarit Martin Neshkovski, nga pjesëtari i njësitit special tigri filluan në një mënyrë të pazakontë, me performanca të grupeve muzikore dhe artistike, pas shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës.
Dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për të shprehur revoltën e tyre për vrasjen e të riut dhe për ti thënë stop brutalitetit policor. Qytetarët gjithashtu firmosnin peticionin me kërkesat e proteuseve të cilët prej dy javësh ia kanë drejtuar institucioneve e përfshirë në incidentin tragjik.
Sot për herë të parë kemi pjesë muzikore kështu do të fillojë protesta. Kjo nuk duhet të keqkuptohet, nuk është mënyrë e argëtimit, por një mënyrë e protestës dhe muzika mund të jetë formë e protestës, tha një protestuese.
Ne distancohemi nga të gjitha provokimet dhe kualifikimet që na u bënë gjatë dy javëve të fundit. Ne mbesim si lëvizje e lirë qytetarësh që dëshirojmë drejtësinë ta nxjerrin në pah dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë prapavijë politike të na përkrahim dhe ti themi stop brutalitetit policor, kërkojmë përgjegjësi nga të gjitha institucionet e sistemit të involvuara në rastin
Nuk duhet të ndodhin më gjëra të tilla, askush nuk guxon ta privatizojë policinë. Le ti implemtojnë ligjet ashtu siç duhet
Këtu jemi që ta shprehim revoltën për vdekjen e djaloshit. Qeveria heshti dhe prandaj dhe kemi dalë që ta japim kontributin tonë, tha një protestuese.
Apeli dihet por fatkeqësisht që jem kaq në numër, a jemi në gjumë, ku jemi ne, ku janë të rinj, 14 ditë apelohet por dikush duhet ta dëgjojë, si duket është i shurdhër, tha një protestuese.
Fëmija im reagoi bujshëm edhe pse ka vetëm 8 vjeçar dhe ai vetë deshi të vijmë në këtë protestë. Unë si nënë u pyeta vallë fëmija im a është më i ndërgjegjshëm se unë. Prandaj erdhëm këtu. Unë dua të jetojmë në një shtet të mirë, dua që fëmija im të jetoj këtu e jo të pastroj tualetet e Bashkimit Evropian, por të jetë i barabartë me të gjithë fëmijët, tha një protestuese.
Protesta e sotme e cila hyri në ditën e 14, vetëm një ditë pas vdekjes së 23 vjeçarit Martin Neshkovski, në orët e pasdites do të vazhdojë me marshin nëpër rrugët e qytetit. Protesta do të fillojë nga shtëpia e Nënë Terezës, para qeverisë dhe para gjykatës dhe para parlamentit. (Semra Jakupi)