Shumë jam e gëzuar që do të shkojmë. Atje shpresoj që çdoherë të shkojmë për të mirë. Do të argëtohemi me shokët dhe shoqet. Gjithçka do të jetë shumë bukur, tha një nxënëse.
Sa do të rish atje?
Rreth 45 fëmijë jetim të shkollave fillore të Shkupit këtë verë do të pushojnë në qytetin veriperëndimor të Turqisë, në Bursë.
Projekti i iniciuar nga shoqata humanitare El Hilall dhe e financuar nga komuna e Bursës do të mundësojnë që këta fëmijë, prej të cilëve shumica për herë të parë, të shijojnë pushime në bregdetin Marmara. Fëmijët janë të moshës 10 deri në 15 vjeçare.
Shumë jam e gëzuar që do të shkojmë. Atje shpresoj që çdoherë të shkojmë për të mirë. Do të argëtohemi me shokët dhe shoqet. Gjithçka do të jetë shumë bukur, tha një nxënëse.
Sa do të rish atje?
Nxënës: dy javë.
Në cilin vend do të shkoni?
Nxënës: Në Bursë.
A je i gëzuar që do të shkoni?
Nxënës: Po. Është hera e parë që shkoj.
Ky ekskurizon dy javor organizohet në bashkëpunim me organizatën humanitare El- hilall dhe qytetin e Bursës. 45 fëmijë janë jetim dhe ne dua të theksoj se kemi një bashkëpunim të gjatë me qytetin e Bursës.
Është hera e parë që shkojnë në bursë por shpresoj që mos të jetë e fundit sepse ne mendojnë dhe dëshirojmë që ky aktivitet të përsëritet edhe vitet e ardhshme. Shumica e këtyre fëmijëve për herë të parë shkojnë në Turqi dhe gëzimi i tyre është i pamasë, tha Talant Sadiku, sekretar i El-Hilall.
Të gjitha shpenzimet e këtij organizimi i mbulon Komuna e Bursës. Organizatorët e projektit vlerësojnë se përmes kësaj iniciative do të ndihmojë në socializimin e fëmijëve të etniteteve të ndryshme në një ambient deri më tani të panjohur për ta si dhe të njihen nga afër edhe me kulturën turke.
Alsat-M