Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të njoftoj për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.
- Në Lukemburg sot fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, pos ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Shtefan Fyle.
Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit.
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të njoftoj për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.
Milloshoski në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
- Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që me iniciativë të Hungarisë si kryesuese aktuale e BE-së, mbahet në Luksemburg.
Siç kumtoi MPJ, takimi i sivjetëm i Forumit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së - Ballkanit Perëndimor është vazhdim i takimit të nivelit të lartë, i cili u mbajt në qershor të vitit 2010 në Sarajevë gjatë kryesimit spanjoll, i cili pati për qëllim t'i japë kurajo procesit eurointegrues të vendeve të rajonit.
Në takimin e Forumit do të kryesojë Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Ketrin Eshton. Në Forum do të këmbehen mendime me tema si promovimi i mëtejmë i perspektivave evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në bashkëpunimin rajonal, zbatimin e zgjedhjeve- në prezencë të OSBE-së dhe ODIHR-it, sfidat e përbashkëta lidhur me ngjarjet në fqinjësinë jugore të BE-së, dhe kryesisht për politikën evropiane fqinje.
Në margjinat e takimit, është paraparë ministri Milloshoski të realizojë takime dhe bisedime me më shumë kolegë nga rajoni dhe nga BE-ja.