Në të dy rastet, nëse akuzat konfirmohen, është pushteti që çon në shpërfytyrimin e tjetrit, ata shohin tek gruaja vetëm një instrument që u shërben për kënaqësi, shpjegon ajo.
Njëri akuzohet për tentativë përdhunimi, tjetri për prostitucion me të mitur. Nëse akuzat e ngritura kundër Dominique Strauss-Kahnit dhe Silvio Berlusconit janë të ndryshme, disa shquajnë ngjashmëri mes dy çështjeve, duke shkuar deri aty sa të mbiquajnë shefin e qeverisë italiane Berluskahn.
Paralelizmi na del natyrshëm para syve, pohon Chiara Volpato, filozofe dhe profesoreshë e psikologjisë sociale në Milano, ndërkohë që procesi i Silvio Berlusconit në çështjen Rubygate ka rifilluar.
Në të dy rastet, nëse akuzat konfirmohen, është pushteti që çon në shpërfytyrimin e tjetrit, ata shohin tek gruaja vetëm një instrument që u shërben për kënaqësi, shpjegon ajo.
Gratë janë të zëvendësueshme, të ndërrueshme, atyre u mohohet çdo lloj subjektiviteti, nuk shqetësohen aspak për çka mund të ndiejnë ato.
Edhe filozofja Michela Marzano, studiuese në CNRS (Francë), sheh ngjashmëri në këto dy çështje.
Fillimisht abuzimi me pushtetin, nga momenti kur vihet në pushtet, mendohet se mund të bëhet gjithçka, të jesh mbi ligjet.
Në çështjen Ruby, shefi i qeverisë italiane akuzohet se ka paguar për shërbime seksuale me të mitur.
Ai akuzohet gjithashtu për abuzim me pushtetin, duke i bërë presion policisë që të lirojë vajzën e arrestuar për vjedhje.
Michela Marzanos i bën përshtypje edhe ndjesia e maçizmit tek reagimet në Francë, ku njerëzit janë përqëndruar tek Dominique Strauss-Kahn më tepër sesa tek viktima e prezumuar.
Në Itali, situata është veçanërisht e degraduar. Për arsye kulturore, njerëzit krenohen me faktin e të qënit maçist, por edhe Franca duhet ta shtrojë vetes këtë pyetje, shton ajo.
Filozofja vëren gjithashtu në të dyja rastet një viktimizim të fajtorit të prezumuar.
Në Francë, shumica e francezëve menduan menjëherë se drejtori i FMN-së, favorit për të fituar ndaj Nicolas Sarkozy sipas sondazheve, ishte viktimë e një komploti.
Në Itali, Berlusconi ka përsëritur idenë se është viktimë e gjykatësve milanezë, të cilësuar si talebanë komunistë apo si kancer që duhet çrrënjosur, siç edhe bëri në samitin e G8-s në Deauville.
Berlusconi, objekt i shumë proceseve gjyqësore, nuk është dënuar asnjëherë me vendim të formës së prerë, duke përfituar ose pafajësi ose parashkrim të akuzave.
Megjithatë, akuzat e ngritura kundër dy personaliteteve janë të ndryshme.
Në rastin e Berluskonit, nuk ka detyrim, dhunë seksuale, vlerëson Isabella Merzagora, kriminologe, profesoreshë në Universitetin e Milanos.
Nuk ka asnjë lidhje mes dhunës për të cilën akuzohet ish-drejtori i FMN-së dhe arenës orientale ku zonjushat simpatike mrekulloheshin nga ideja e një mikëpritësi aq të pasur, u shpreh në Rai, Giuliano Ferrara, e njohur si një vlerësuese e Kavalierit.
Në këtë drejtim, Marco Travaglio, kundërshtar i ashpër i manjatit miliarder të televizioneve, fton Dominique Strauss Kahn të vendoset në Itali, në një editorial shkatërrues tek Il Fatto quotidiano me titull Berluskahn.
Vetëm këtu ju mund të keni sërish një të ardhme të madhe politike.... Ministri i Drejtësisë do të hartojë një ligj për të mos e penalizuar më përdhunimin dhe parlamenti do të thotë se gjykata nuk është kompetente pasi Strauss Kahn përdhunoi gjatë kohës që ushtronte funksione të larta institucionale, ironizon ai.
Për akuzat e ndryshme që i janë bërë në Nju Jork, Dominique Strauss-Kahn, sot në arrest shtëpie, ai rrezikon 15-74 vjet burg; Silvio Berlusconi rrezikon me tre vjet pasi ka kërkuar shërbimet e një prostitute të mitur, dhe 10 vjet për abuzim me pushtetin.
Që të dy shprehen se janë të pafajshëm.