Rektori i USM, Velimir Stojkovski, në konferencë për shtyp kumtoi se ekipi me ekspertë nga Danimarka, Britania e Madhe dhe Belgjika, në raport kanë notuar ndryshime të dukshme pozitive të Universitetit nga evaluimi i kaluar në vitin 2003.
"Shën Cirili dhe Metodi" është universitet i vërtetë evropian në shumë aspekte të veprimit të tij, vlerësoi në raportin e vet ekipi i ekspertëve të Asociacionit evropian të universiteteve, pas evaluimit të dytë të jashtëm të zbatuar në USM, financuar nga Banka botërore.
Rektori i USM, Velimir Stojkovski, në konferencë për shtyp kumtoi se ekipi me ekspertë nga Danimarka, Britania e Madhe dhe Belgjika, në raport kanë notuar ndryshime të dukshme pozitive të Universitetit nga evaluimi i kaluar në vitin 2003.
"Ndryshimet e krijuara nga evaluimi filelstar në vitin 2003 janë të dukshme. Dinamizmi dhe angazhmani i të gjithë nxënësve të përfshirë në proceset për ndryshime në suaza të institucionit, janë për lavdëratë. Ekipi do të dëshironte t'i japë nxitje të fuqishme Universitetit që të vazhdojë edhe më tej t'i zhvillojë idetë dh qëndrimet përparimtare dhe të vazhdojë të sillet si institucion i pionerëve...", është konkludimi i përgjithshëm në raport.
Evaluimi ka përfshirë 1.400 studentë të cilët në anonimitet u janë prëgjigjur rreth tetëdhjetë pyetjeve, mes të cilave për cilësinë e mësimit dhe të kuadrit mësimor, raportit profesor - student, suksesin në financim dhe si përdoren mjetet, veprimtaria shkencore-hulumtuese e UCM-së, si veprohet me llogarinë intergrative, përkatësisht me 5 përqindët nga fondi i përbashkët... Nga përgjigjet në anketë janë definuar konkludimet në raport.
Ekipi i ekspertëve, i cili qëndroi në Shkup gjatë prillit, ka edhe tre rekomandime për UCM-në - jetësimin e studimeve të doktoraturës në Universitet, harmonizimin e programeve studimore me Kornizën nacionale për kualifikime dhe sigurim të bursave për mobilitet më të madh të studentëve.
"Rekomandimi për studimet e doktoraturës pothuajse është përmbushur sepse mbetën akoma të akreditohen disa programe studentore dhe është formuar Shkolla për studime të doktoraturës. Harmonizimi me Kornizën nacionale për kualifikime është në fazën përfundimtare. Po përpunohet një projekt i madh TEMPUS me disa faktorë të kyçur dhe ajo është diçka që nuk varet prej neve sepse kornizat nacionale për kualifikime duhet t'i përcaktojë shteti. Për mobilitetin është thënë se UCM madje edhe e ka tejkaluar atë për të cilën është arritur fillimisht marrëveshje dhe i ka shfrytëzuar maksimalisht të gjitha programet e ofruara dhe mbetet të sigurohen bursa, ose nga afarizmi ose nga shteti", tha rektori i UCM-së Stojkovski.
Ai theksoi se evaluimi ka edhe rëndësi shtesë sepse arsimi dhe shkenca janë kapitulli i parë që do të hapet kur do të caktohet data për negociata me BE-në