E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ivanov, siç theksoi Fisher, e ka informuar edhe për disa aspekte historike të kontestit për emrin, me ç'rast, siç shtoi disa gjëra i ka më të qarta. "Problemi është i vështirë, por nuk është pa zgjidhje", vlerësoi presidenti austriak.
Fisher-Ivanov: Emri nuk duhet tė jetė parakusht pėr fillim tė negociatave me BE-nė









- Austria konsideron se zgjidhja e çështjes për emrin nuk duhet të jetë parakusht për përcaktim të datës dhe për fillim të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, theksoi presidenti austriak Hajnc Fisher pas takimit të sotëm në Vjenë me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.

"Greqia sinjalizon se kusht është zgjidhja e emrit. Por, konsiderojmë se për përcaktim të datës dhe fillimit të negociatave nuk duhet të pritet zgjidhja. Problemi mund të zgjidhet edhe në fund të negociatave. Ato duhet të fillojnë dhe paralelisht të rrjedhin të dy proceset. Kështu do të jepet nxitje", deklaroi Fisher në konferencën e përbashkët për shtyp me Ivanovin.

Sipas tij, kriza aktuale ekonomike në Greqi nuk duhet të ndikojë në zgjidhjen e emrit, për shkak se të dy çështjet nuk janë të lidhura.

Ivanov, siç theksoi Fisher, e ka informuar edhe për disa aspekte historike të kontestit për emrin, me ç'rast, siç shtoi disa gjëra i ka më të qarta. "Problemi është i vështirë, por nuk është pa zgjidhje", vlerësoi presidenti austriak.

Shefi i shtetit të Maqedonisë u dakordua se emri nuk duhet të jetë parakusht për inkuadrimin në BE dhe se integrimi i Maqedonisë dhe zgjidhja e çështjes për emrin mund të zhvillohen paralelisht. Si shembull pozitiv e theksoi zgjidhjen e problemit midis Kroacisë dhe Sllovenisë, që ia hapi rrugën Zagrebit drejt Brukselit.

"Greqia është në krizë dhe për momentin nuk ka motiv që ta zgjidhë problemin. Greqia nuk humb asgjë nëse caktohet datë dhe negociatat të fillojnë. Deri në përfundimin e tyre problemi mund të zgjidhet. Maqedonia i përmbushi kriteret e Kopenhagës dhe pret të vazhdojëmëtej, ndërsa përcaktimi i datës do të jetë motiv plotësues që të vihet deri në zgjidhje", tha Ivanov.

Maqedonia, thotë, i përmbushi obligimet dhe tani mbezez që Këshilli i BE-së në takimin e ardhshëm ta vendos në rend dite dhe të miratojë vendim për fillim të negociatave.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor. Fisher shfaqi shpresë se di të përforcohen relacionet ekonomike dhe e përshëndeti zgjidhjen e problemit me EVN Maqedoni.

Ivanov tha se Austria është e inkuadruar në shumë segmente të shoqërisë së Maqedonisë dhe përputhet se strategjinë Tre E - Evropë, Ekonomi dhe Energji.

"Në të gjitha tre sferat Austria është e pranishme. Ndihmon në eurointegrimin e Maqedonisë, në zhvillimin e ekonomisë së saj, ndërsa është e inkuadruar edhe në sektorin energjetik", theksoi Ivanov.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë pasdite do të takohet edhe me kancelarin austriak Verner Fejman, ndërsa qëndrimin dyditor në Vjenë do ta rrumbullakësojë me takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Austrisë.

Nga Vjena Ivanov udhëton për në Jerusalem, ku të martën dhe të mërkurën do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Ballafaqimi me të nesërmen 2011" që e organizon presidenti izraelit Shimon Perez

Publikuar: 20.06.2011 | 15:07
Lexuar: 346 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime