E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo kompani është themeluar më 16 qershor 1911 me emrin Computing Tabulating Recording Company, ndërsa emrin Internataional Business Machines (IBM) e ka marrë më 1924.
Njė shekull i IBM-sė







Kompania IBM feston 100-vjetorin e ekzistimit dhe për këto vite botës i ka prezantuar një varg teknologjish të rëndësishme për epokën e sotme kompjuterike.

Kjo kompani është themeluar më 16 qershor 1911 me emrin Computing Tabulating Recording Company, ndërsa emrin Internataional Business Machines (IBM) e ka marrë më 1924.

Kjo kompani ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e kompjuterëve, ndërsa në mesin e zgjidhjeve të njohura janë System 360 dhe kompjuteri personal IBM PC, disketa dhe hard disku i parë, barkodi linear (UPC), gjuha programuese Fortran, bazat relacionuese të të dhënave, DRAM-i, arkitektura RISC dhe në kohët moderne zgjidhje të ndryshme softuerike dhe superkompjuterët.

IBM ka ndërmend të festojë gjatë tërë vitit përmes prezantimit të filmave të shkurtër, bashkëpunimit me bashkësitë akademike, duke organizuar ngjarje të ndryshme dhe ligjërata nëpër universitete anembanë botës.

Me këtë rast është publikuar edhe libri për historinë e kompanisë me titullin “Making dhe World Work Better: The Ideas That Shaped a Century and a Company”, me autorë gazetarët Steve Hamm, Kevin Maney dhe Jeffrey M. O’Brien, i cili u prezantua nga CEO i tashëm i kompanisë, Samuel Palmisano.

Publikuar: 21.06.2011 | 12:55
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime