Udhëtimet më të mira me makinë, shpesh janë ata spontanët: gjysma e argëtimit qëndron tek aventura dhe në përballimin e gjërave që nuk i kishim pritur të ndodhnin. Por është mirë të njohim disa aspekte thelbësore para se të hipim në makinë për të udhëtuar. Ja 10 këshilla bazë për tu marrë në konsideratë.
Për pushimet je duke planifikuar edhe një udhëtim me makinë? Ja disa këshilla për tu marrë në konsideratë para se të niseni.
Udhëtimet më të mira me makinë, shpesh janë ata spontanët: gjysma e argëtimit qëndron tek aventura dhe në përballimin e gjërave që nuk i kishim pritur të ndodhnin. Por është mirë të njohim disa aspekte thelbësore para se të hipim në makinë për të udhëtuar. Ja 10 këshilla bazë për tu marrë në konsideratë.
1) LLOJI Përcakto llojin e udhëtimit. Është debat i këndshëm familjar. Do të bësh një udhëtim tamam ashtu siç e ke parë në një film? Do të shkosh të gjesh rrënjët e familjes apo të shkosh atje ku ke kujtimet e fëmijërisë? Apo do të mësosh më shumë për vendin tënd? Ja, këto lloj udhëtimesh mund të jenë shumë interesante, të bukura, plot me të papritura dhe aventura.
2) HARTA Si në rastin kur rruga që do bëni është shumë e thjeshtë dhe destinacioni është i përcaktuar, po ashtu në rastet që shkon nga të të marrë rruga, ke nevojë për një hartë. Hartat janë shumë të mira, në çdo rast. E mira është të keni një hartë tradicionale (dmth të zakonshme), por edhe interneti apo celulari, bëjnë punë për ata që dinë ti përdorin mirë.
3) PRENOTIMI Ne shqiptarët e bëjmë gjithmonë pavarësisht se e njohim me emra të tjerë. Dmth, përherë marrim dikë në telefon ose njoftojmë të afërmit që kemi në X vend. Gjithsesi, prenotimi herët, kursen para. Mos e lini për në kulmin e verës. Në verë çmimet kanë gjithnjë tendencën për tu rritur.
4) DOKUMENTAT Kujtohu për dokumentet, merr me vete patentën, siguracionin e makinës. Nëse shkon jashtë shtetit, të duhet siguracion ndërkombëtar, merr dhe certifikatën e pronësisë së makinës (apo një autorizim nga pronari) dhe sigurisht, mos harro pasaportën.
[b]5) JASHTË SHQIPËRISË Shumë vende kërkojnë që shoferi të ketë me vete në makinë disa objekte si: jelek fosforeshent, trekëndësh sinjali, një kuti të ndihmës së shpejtë, kështu që është mirë të informoheni mbi ligjet e vendit ku doni të shkoni.
6) MAKINA Kontrollo presionin e gomave, sigurohu që të jenë në gjendje të mirë (dhe ajo rezervë). Sigurohu që të funksionojnë të gjitha dritat dhe kontrollo sidomos nivelin e vajit.
7) HA MIRË! Nëse ke ndërmend të ikësh larg shtëpisë për pak kohë, disa ushqime bazë si biskota, dhe kuti me drithëra, do të të shpëtojnë në rast emergjence. Përgatitu dhe për piknik, (rrugës mund të ketë vende të bukura) merr me vete gota dhe pjata plastike, shpesh gjenden vende shumë të bukura për të bërë piknik.
8) BËJ GATI MUZIKËN! Thuaju të gjithë shokëve, apo grupit të përgatisin një CD me këngët e tyre të preferuara. Mirë është që të dëgjoni dhe radion e zonës ku po shkoni, që të merrni ndonjë informacion më tepër për zonën.
9) NGARKESAT Ngarkoje makinën me kujdes. Objektet e rënda duhet të sigurohen në bazën e bagazhit, mundohu të mbash sa më pak objekte nëpër sedilje.
10) FËMIJËT Nëse keni fëmijë me vete, këshillat janë të tepërta sepse ju i njihni ata më mirë se kushdo. Do ti kursenit vetes shumë andralla dhe stres rrugës, nëse do kishit kolltuk fëmijësh që ti lidhni mirë dhe sigurtë nga pas si dhe mbani në një çantë të vogël (mos e vendosni me të tjerat në bagazh !) objekte dhe ushqime të cilat i dini që ata i preferojnë.
****
Pushime në Tiranë? Pse jo! Ja disa këshilla
Nuk është këshillë për të moshuar
Ose të paktën, jo vetëm për ata! Në të vërtetë ka shumë familje dhe njerëz që i kalojnë pushimet e verës në Tiranë. Për të mos plasur nga vapa dhe mërzia, ja disa këshilla:
* Qëndroni në shtëpi në orët më të nxehta dhe dilni në mëngjes shpejt për të bërë pazarin, ose në mbrëmje, apo pas darke për një shëtitje.
* Nëse nuk gjeni qetësi nga vapa dhe nuk keni kondicioner, qendrat tregtare të Tiranës mund të jenë një vend i mirë për tu strehuar në orët më të nxehta, madje keni dhe rastin për të bërë një vëzhgim të çmimeve dhe të takoni dikë për një kafe.
* Mbajeni trurin në punë, por pa e lodhur
Është shumë i këshillueshëm leximi, leximi, leximi.
* Bëni shëtitje të shkurtra ose relativisht të gjata jashtë shtëpisë, sipas vendit ku ndodheni. Tirana është me fat sepse kemi Dajtin, Gjirin e Lalzit, Durrësin.. Pse të mos kaloni disa orë atje dhe të ktheheni?
* Tirana mund të ofrojë gjëra më shumë se sa ne mendojmë: ka disa muze që mund të vizitohen (në numrat e ardhshëm në Extra Summer do tju bëjmë një listë të gjërave që mund të vizitohen në Tiranë). Provoni të silleni në Tiranë, tamam sikur të ishit turistë dhe e vizitonit qytetin për herë të parë.
* Kinematë janë një rast i mirë për të parë një film pasdite kur vapa bie.
* Shkoni në pishina, ka shumë të tilla në Tiranë dhe në periferi, sidomos përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan.
* Dedikojini pak kohë njerëzve më të dobët, pleqve, për të cilët muajt e verës janë një torturë e vërtetë.
* Për fëmijët është një ide shumë e mirë ti regjistroni në kampinge, apo në shkolla verore. (Shekulli)