E diel, 31.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fillon Edicionin e VII-të të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Peja-2009”. Sa më shumë kujdes ndaj rinisë në të gjitha fushat e jetës dhe veçanërisht në fushën e sportit dhe të arsimit, që të sigurojmë një ardhmëri të mirë.
Sporti dhe  fėmijėt pėrsėri   do na  bashkojnė...













Fillon Edicionin e VII-të të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Peja-2009”


“Tetova gjithmonë është prezantuar si ekip më e organizuar në tersi shpresoj se edhe kësaj radhe do të jetë ashtu”. Turneu do mbahet nga 27 deri 31 maj 2009

Shaban Sinani

“Sa më shumë kujdes ndaj rinisë në të gjitha fushat e jetës dhe veçanërisht në fushën e sportit dhe të arsimit, që të sigurojmë një ardhmëri të mirë. Ndërsa pjesëmarrja e ekipeve të ketë frymën sportive, pra të mbizotëroj fryma e garimit sportiv” është moto e që pritet të prezantohet edhe në edicionin e VII-të të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë deri në moshën 15 vjeçare që kësaj radhe organizohet nga Sektori i Rinisë DKRS – Pejë, me moton “Peja 2009”

Pra futbolli si një ndër sportet më të popullarizuara përsëri do tubon moshat më të reja në qytetin e bukur të Pejës. Pesë ditë me radhë fëmijët nga të gjitha hapësirat shqiptare do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e miqësisë që kësaj here do të ofroi Sektori i Rinisë DKRS – Pejë. Fëmijët përveç që do të përjetuan emocionet e garimit në këtë takim, ata do të kenë mundësinë që të jenë pjesë kreative e gjeografisë shqiptare.

Ky takim i fëmijëve, që për objektiv ka garën e futbollit do mundohet të krijojë edhe ndjesinë e bukur të shoqërimit, duke iu ofruar fëmijëve mbresat e thella të pjesëmarrjes dhe të njohjes në mes tyre.“Arsyet që edhe kësaj radhe me kohë kemi filluar përgatitjet për pjesëmarrje në këtë edicion të shtatë me të turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë janë ato që kemi përsëritur tanimë gjashtë herë me radhë pra garimi i fëmijëve nga të gjitha viset dhe njohja e vlerave kulturo-sportive nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse.

Tetova gjithmonë është prezantuar si ekip më e organizuar në tersi shpresoj se edhe kësaj radhe do të jetë ashtu” tha koordinatori për Tetovën, Muzafer Livorekën, i cili nuk ka hezituar që të publikisht të falënderoj të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur në forma të ndryshme në radhë të parë kryetarin e komunës së Tetovës z. Sadi Bexhetin, USHT-n, UEJL-në , “Arbëria Dizajn”, “Muzo Kompani”, kafe “Bianko” “Bashkim Tours” dhe të gjithë të tjerët .

Seleksioni Tetovës, që do të merë pjesë në Edicionin e VII-të të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Peja-2009” që do të zhvillohet nga data 27 – 31 maj 2009 me moton “PEJA -2009” kësaj radhe do të prezantohet me 18 futbollistë dhe katër përcjellës : Muhamer Ismaili, Leutrim Pajaziti, Afrim Luma, Lulëzim Tairi, Valmir Jonuzi, Imer Shaipi, Hasan Kadrii , Samid Abdii, Ylber Luma, Valdrim Arifi, Ilir Xhemaili, Samidin Alili, Zija Merxhani, Besar Karimani, Arlind Ramadani, Ajhan Beadini, Ardit Ibishi, Amir Zendeli dhe përcjellësit Muzafer Livoreka –koordinator, Shaban Sinani udhëheqës i grupit dhe Rasim Kadrii-trajner i ekipit .

“Udhëtojmë në Pejë që të dëshmojmë parasegjithash kulturë sportive, disiplinë, shpresoj se do të kemi edhe rezultate të kënaqshme” tha trajneri Rasim Kadrii
Ekipi do të udhëtoj në Pejë me 27 maj, të mërkurën në orën 9,30 para shkollës së mesme të Tekstilit me ndërmarrjen transportuese “Bashkim Tours” .

Në bazë të programit të turneut hapja solemne është paraparë për ditën e enjte me 28 maj, në orët e para ditës kur pritet të marrin pjesë pos ekipeve pjesëmarrëse edhe kryetarët e komunave nga pesë qytetet pjesëmarrëse., që do të thotë se i pranishëm do të jetë edhe kryetari i komunës së Tetovës z. Sadi Bexheti.

Në Turneun Mbarëkombëtare për grup-moshat deri më 15 vjet do të marrinë pjesë ekipe nga qytetet Durrës (Shqipëri), Ulqini(Mali i Zi), Peja (Kosovë), Tërnoci (Lugina e Preshevës dhe Bujanocit) dhe Tetova (Maqedoni).



Publikuar: 24.05.2009 | 02:57
Lexuar: 2318 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
baba (12/12/2009 23:17:12) muta ini
lavdrim (16/12/2009 22:30:15) urime fitorja.u uroj shum suksese edhe vitin e ardhshem.forca tetova city
rinor (06/04/2014 10:22:54) a deshironi te luani me ekipin ti fatosat ne pozheran

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime