Me këtë rast kryetari i LASH-it Nuhi Dardhishta i bëri apel të gjithë prindërve dhe nxënësve të drejtohen në shkollat profesionale pasi ekzistojnë kushte shumë të mira për mësim.
Në të gjitha shkollat e mesme të vendit u shpalosën sot rezultatet e afatit të parë të regjistrimeve.
Nga rezultatet e shpallura vetëm në shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov dhe atë të ekonomisë Arseni Jovkov janë plotësuar të gjitha vendet me pikët e kërkuara, ndërsa në shkollat tjera të mesme, si ato të përgjithshme dhe ato me drejtime profesionale, ka ende vende të lira.
Me këtë rast kryetari i LASH-it Nuhi Dardhishta i bëri apel të gjithë prindërve dhe nxënësve të drejtohen në shkollat profesionale pasi ekzistojnë kushte shumë të mira për mësim.
Pra të konkurrojnë në shkollën e mesme Marija Kiri, në shkollën Dimitar Vllahov, në shkollën e mesme makinerike, në shkollën e mesme të ndërtimtarisë dhe në të gjitha shkollat e tjera ku kemi drejtime dhe apelojë sidomos të konkurrojnë në shkollën e mesme të artit figurativ ku kemi një paralele ne nivelin republikan, ta plotësojmë një paralele.
Kemi vende të lira shumë më shumë se sa kemi nxënës, kështu që të konkurrojnë atje ku i plotësojnë kushtet, deklaroi Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.
Zv/drejtori i gjimnazit Zef Lush Marku Faruk Rexhepi tha për Alsat se në afatin e dytë për regjistrim do të pranohen edhe 180 nxënës për këtë gjimnaz dhe 90 në Mjekësi.
Gjimnazi pranon 544 nxënës, ne kemi pranua 363 që do të thotë se diku afërsisht edhe 180 nxënës nevojë për Zef Lush dhe gjithsejtë 144 nxënës duhet të jenë në paralelet e mjekësisë, edhe aty do të ketë nevojë për 90 nxënës të konkurrojnë që të pranohen. Përndryshe në mjekësi kemi dy paralele motër medicinale, 1 teknikë dhëmbësh dhe një farmaci, tha Faruk Rexhepi, zv drejtor i ZLM
Ndërkohë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë kanë mbetur vetëm dy vende të lira në drejtim fizeoterapeut, ndërsa për drejtimet e tjera do të mbahet provim kualifikues të enjten më 23 qershor.
Testimi mbahet në lëndët që llogariten profesionale, kimi dhe biologji pasi që është fjala për mjekësi edhe nga 8 vjeçarja biologjia dhe kimia janë lëndë që janë më të afërta për këtë drejtim.
Testi është i përbashkët, pyetjet janë logjike që do të vijnë në shprehje aftësitë e nxënësve për të tregu se sa ato kanë aftësi për këto lëndë, tha Sherif Selimi, zv drejtor i Pançe Karagjozov.
Afati i dytë i regjistrimit për në shkollat e mesme do të mbahet më 29 dhe 30 qershor.