E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SPIM është sistem për bruto barazim të pagesës me vlerë të madhe (mbi një milion denarë) në kohë reale dhe pagesat urgjente interbankare që e posedon dhe menaxhon BPRM-ja.
Dhjetėvjetori nga reforma e sistemeve paguese










- Me rastin e dhjetëvjetorit nga reforma e sistemeve paguese sot në Ohër do të mbahet tryezë e rrumbullakëtnë të cilën guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Dimitar Bogov dhe ekspertë nga kjo fushë do t'i shumojnë përfitimet për ekonominë e Maqedonisë nga funksionimi i deritanishëm i sistemit pagues të Republikës së Maqedonisë.

Me reformë, siç komunikoi BPRM, llogaritë e sektorit korporativ dhe kryerje të transaksioneve financiare u transferuan nga Enti për qarkullim të paguar në bankat, ndërsa barazimi i tyre organizohet në mënyrë të sigurt dhe efikas. Maqedonia praktikisht u bë me sistem të paguar modern dhe efikas dhe infrastrukturë të re paguese kompatibile me sistemet paguese të vendeve të zhvilluara.

Thelbin e sistemit pagues e përbëjnë sistemi SPIM (Sistemi Pagues Interbankar i Maqedonisë). SPIM është sistem për bruto barazim të pagesës me vlerë të madhe (mbi një milion denarë) në kohë reale dhe pagesat urgjente interbankare që e posedon dhe menaxhon BPRM-ja. Përmes këtij sistemi kryhen pagesat e shtetit, por edhe barazim i komponentës në të holla të transaksioneve me letra me vlerë të lidhura me Bursën e Maqedonisë, paraprakisht të procesuara përmes Kasis, i cili është i certifikuar nga Master kard dhe Viza.

Komponentë tjetër e rëndësishme e sistemit pagues në Republikën e Maqedonisë dhe Sistemi Kliring Interbankar (SKIB) për anulim multilateral të neto barazimit të pagesave me vlerë të vogël (më të vogël se një milion denarë), në pronësi të bankave private komerciale. Pjesa më e madhe e pagesave kryhen për llogari të klientëve të bankave, me ç'rast saldot pas kliringut të kryer barazohen në sistemin SPIM, me çka pagesat bëhen finale dhe të parevokueshme.

Sipas Bankës popullore, me sistem kështu të vendosura paguese dhe sistemet për barazim të letrave me vlerë, Maqedonia u bë me infrastrukturë paguese karakteristike për ekonomi moderne tregtare, e cila paraqet bazë të mirë për zhvillim të infrastrukturës financiare dhe rritjes së shkallës së intermediacionit financiar. Sistemet paguese dhe sistemet për barazim të letrave me vlerë janë funskionalisht të ndërlidhura dhe të gjitha aktiivtetet e tyre zhvillohen me mënyra paraprakisht të definuara të funksionimit dhe me plan në mënyrë të ashpër të vërtetuar kohor.

Siguria dhe efikasiteti i sistemeve pagzese, si dhe zhvillimi i tyre nuk janë kategori statisikisht të arritura, por janë proces i vazhdueshëm i cili duhet ta përcjellë zhvillimin enekonomisë dhe nevojat e transaksioneve financiare. Në këtë drejtim, në tryezë të rrumbullakët, ekspertët, krahas shumimit të rezultateve të arritura, do të përpiqen t'i identifikojnë edhe zonat për zhvillim të mëtutjeshëm të sistemeve për pagesë dhe barazim të Republikës së Maqedonisë dhe drejtimet për integrim të tyre në infrastrukturën e paguar evropiane.

Publikuar: 21.06.2011 | 20:41
Lexuar: 435 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime