E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të Observatoriumit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko - Natyror në Shkup, në pjesën juglindore të Maqedonisë deri më tani janë regjistruar rreth 180 tërmete. Seria e tërmeteve ka filluar më 23 maj në orën 13:30 dhe akoma po zgjat.
Seria e tėrmeteve po vazhdon






Sipas të dhënave të Observatoriumit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko - Natyror në Shkup, në pjesën juglindore të Maqedonisë deri më tani janë regjistruar rreth 180 tërmete. Seria e tërmeteve ka filluar më 23 maj në orën 13:30 dhe akoma po zgjat.

Mbrëmë janë ndjerë edhe disa tërmete, prej të cilave më të fuqishmet janë ndjerë në orën 00.20 dhe në orën 00.46, në rajonin e Bogdancit dhe Valandovës, me intensitet prej pesë ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike. Epiqendrat e këtyre tërmeteve ndodhen rreth 125 kilometra në juglindje të Shkupit dhe vijnë nga rajoni epiqendror i Valandovës. Dridhja më e fuqishme është ndjerë dje në orën 18.17, me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike. Disa minuta më vonë, në orën 18.23 është regjistruar edhe një tërmet prej 6 ballëve, ndërsa me intensitet të njëjtë është regjistruar edhe dridhja në orën 21.37.

Këtyre dy dridhjeve u paraprinë edhe disa, me intensitet në mes tre dhe gjashtë ballëve sipas Shkallës evropiane, të cilat janë ndjerë në Dojran, Bogdanci, Valandovë, Strumicë dhe Gjevgjeli. Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, drejtori i Qendrës për ballafaqim me kriza, Pande Llazarevski dhe udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim pranë QBK-së, Dushko Çetrovski, si dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, mbrëmë i vizituan komunat Valandovë dhe Gjevgjeli, si dhe fshatrat, në të cilat më së shumti janë ndjerë tërmetet Bashiboz të Valandovës dhe Gjopçeli të Dojranit. Pritet që sot të bëhet vizitë edhe nga organet e tjera kompetente, me ç'rast do të sigurohet edhe ndihmë e caktuar distribuese.

Në dispozicion popullatës do t'i vendoset një ekip mjekësor, si dhe një ekip nga njesia territoriale kundërzjarrit. Dje ndihmë ofruan edhe Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë. Edhe përfaqësuesit e Qendrave rajonale për ballafaqim me krizat nga Valandova dhe Gjevgjelia ishin për vizitë në fshatrat Bashiboz të Valandovës dhe Gjopçeli e Cërniçino të Dojranit, që të kryejnë ekspertizë të gjendjes. Është konstatuar se janë vërejtur disa dëme dhe plasaritje të shtëpive të vjetra dhe objekteve ndihmëse. Në mesin e popullatës po sundon panikë për shkak të vazhdimësisë së tërmeteve.

Vetëqeverisja lokale dhe organet kompetente po i ndërmarrin të gjitha masat përkatëse për parandalimin e çfarëdo rreziqeve për jetën e qytetarëve dhe të mirave materiale. shk/mb/11:22

Publikuar: 25.05.2009 | 03:37
Lexuar: 837 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime