Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte drejtori i SHMI "Medreseja Isa Beu" Ibrahim Idrizi, i cili falënderoi Reis Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftit e myftinive të BFI-së, dekanin e FSHI-së, profesorët, prindërit e nxënësve, mediat etj.
Sot në lokalet e SHMI "Medreseja Isa Beu" Shkup me rastin e përfundimit të vitit shkollor akademik 2010/2011 u organizua manifestim qendror në shenjë të ndarjes së diplomave të maturantëve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të shtrira në disa qytete.
Ky manifestim u hap me leximin e disa vargjeve të Kuranit nga nxënësi i Medresesë, ndërsa programin e udhëhoqi Prof. Lutfi Nexhipi. Në këtë manifestim ishin të pranishëm Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Myftitë e myftinive të BFI-së, drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, mr. Fahrudin Ebibi, profesorë, prindër dhe nxënës.
Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte drejtori i SHMI "Medreseja Isa Beu" Ibrahim Idrizi, i cili falënderoi Reis Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftit e myftinive të BFI-së, dekanin e FSHI-së, profesorët, prindërit e nxënësve, mediat etj.
"Dalëgandal, kohë pas kohe po vëndojmë nga një gurë në kala të diturisë. SHMI 'Medreseja Isa Beu' Shkup është vatër e dijes, arsimit, prespektivës, andaj me kuadrot tona po jetësojmë Islamin burimor dhe të njejtin po e përcjellim gjenerat pas gjenerate. Ai shprehi mirënjohje për suksesin e arritur të medresantëve të shkollës qendër dhe të të gjitha paraleleve të shtrira në vend", tha Idrizi.
Ai përkujtoi se sentenca e parë e shpallur është "IKRE" - lexo, mëso, studio, ndërsa e fundit është "sot, për ju plotësova fenë". Në fund falënderoi Reis Ulemanë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen dhe funksionimin e kësaj vatre të edukimit dhe arsimimit, si dhe për përkrahjen e kultivimit të vlerave islame në Maqedoni.
Reis Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në fjalën e tij të rastit përshëndeti drejtorin e Medresesë Isa Beu në Shkup, Myftitë e myftinive të BFI-së, dekanin e FSHI-së, profesorët, koordinatorët, prindërit e nxënësve, mediat etj.
"Tani jemi para një akti shumë me peshë për historinë tonë ngase diplomojnë gjenerata e re e kësaj medreseje. Historia që Ne gjithnjë frymëzohemi është ajo e Muhamedit a.s, e cila nuk ka përfunduar, por që vazhdon të jetë aktuale. Andaj e gjithë kjo që tani po e hasim në shoqërinë muslimane nuk është problem teorik, por praktik, neve nuk jemi të pozicionuar atje ku ka paraparë Allahu fuqiplotë. Kjo është pasojë e injorancës që ka filluar moti t'i rikthehet muslimanëve. Kjo është rezultat që ne sot nuk paraqesim forcë ekonomike, politike, ushtarake etj. Arsyeja e kësaj ngecjeje në të gjitha poret e jetës është se neve jemi larguar nga fundamentet islame", tha Rexhepi.
Ai iu drejtua maturantëve, duke i porositur se tani ata janë pjekur që ta trasojnë rrugën e pastër islame dhe tlë vazhdojnë me arsimin.
"Të dashur maturantë, kjo don të thotë se ju fitoni tani dëshmin se jeni të pjekur ta trasoni rrugën e fuqishme dhe të pastër islame, duhet të vazhdoni arsimin në të gjihta instancat, tani kemi Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, i cili është pa konkurrencë në Europë", tha ef. Rexhepi.
Mes tjerash prezentoi një thënie të reformatorit islam Xhemaludin Afganiut, i cili kishte thënë: "Nuk mund të ekzistojë një shoqëri apo komb, nëse nuk ka moral, nuk mund të ketë moral nëse nuk ka fe, dhe se nuk ka fe nëse atë nuk e kupton".
H. Sulejman ef. Rexhepi ju dëshiroi suksese të diplomuarve në studime duke e lutur Allahun fuqiplotë që të kenë shëndet dhe perspektivë të ndritur. Në fund Reis Ulema ua shpërndau diplomat të gjithë nxënësve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të saj si dhe u shpallën nxënësit e gjeneratës.