Opinioni publik është i interesuar për një çështje, kjo është nëse është arritur marrëveshje, pyetja është cila është marrëveshja dhe ajo çfarë mund të them sot, është se një marrëveshje konkrete, precize, përfundimtare nuk është arritur akoma.
Heshtja rreth bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së edhe sot u thye nga zyrtarë të lartë të këtyre dy subjekteve politike, të cilat prej dy javësh janë duke zhvilluar negociata. Megjithatë edhe deklaratat e sotme ishin boshe dhe nuk dhanë diç konkrete.
Vlladimir Peshevski përfaqësues i ekipit negociator të VMRO-DPMNE-së, nuk deshi të komentojë asgjë konkrete. Për dallim nga VMRO-ja, nga BDI-ja e Ahmetit deklarojnë se negociatat vazhdojnë por se akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Sipas Ermira Mehemti-Devaja, të gjitha çështjet janë të hapura në tavolinën e bisedimeve dhe të njëjtat po shqyrtohen.
Opinioni publik është i interesuar për një çështje, kjo është nëse është arritur marrëveshje, pyetja është cila është marrëveshja dhe ajo çfarë mund të them sot, është se një marrëveshje konkrete, precize, përfundimtare nuk është arritur akoma.
Bisedimet vazhdojnë të gjitha çështjet janë në tavolinë dhe bisedohet hapur dhe sinqerisht. Bisedimet vazhdojnë, diçka më konkrete në këtë moment nuk mund të jap për opinionin, tha Ermira Mehemti, BDI.
Kur të ketë informata konkrete siç është e njohur do të del VMRO-DPME me informatë konkrete, deri atëherë nuk do të komentoj asgjë, tha Vlladimir Peshevski, VMRO DPMNE.
Bedri Rexhallari