Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit, Bejtulla Bajrami thotë se vjedhja e transformatorit,i cili ka qenë donacion i USAID-it ka vështirësuar jetën e pothuajse 4500 banorëve të këtij fshati. Ndërsa sigurimi i transformatorit të ri, fshatarëve do tu kushtonte prej 15 deri në 20 mijë euro.
Banorët e fshatit Rramanli të Komunës së Kumanovës prej mbrëmë kanë mbetur pa ujë për pije pasi diku rreth orës 3 pas mesnatës është vjedhur transformatori i rrymës që furnizon pompat e ujit.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit, Bejtulla Bajrami thotë se vjedhja e transformatorit,i cili ka qenë donacion i USAID-it ka vështirësuar jetën e pothuajse 4500 banorëve të këtij fshati. Ndërsa sigurimi i transformatorit të ri, fshatarëve do tu kushtonte prej 15 deri në 20 mijë euro.
Mbrëmë rreth orës 3 ose 4 e mëngjesit është bërë vjedhja e transformatorit, i cili furnizon pompat e ujit me rrymë për furnizimin e fshatit me ujë. Prej mëngjesit unë informova organet kompetente, siç është kryetari i komunës së Kumanovës, ishin në vend të ngjarjes edhe përfaqësues të krim-teknikës, bënë incizimet e veta. Premtime ende nuk kemi asgjë që të na dalin në ndihmë, tha Bejtulla Bajrami, kryetar i BL, fshati Rramanli, Kumanovë.
Bunarët që banorët e fshatit Rramanli kanë përdorur për tu furnizuar me ujë për pije deri në vitin 2004, tani më nuk janë në përdorim pasi uji i tyre është i ndotur dhe nuk është për pije.
Dikush ka bunarë po dikush nuk ka, gjithsesi do të kemi shumë probleme deri sa të arrijmë të sigurojmë mjetet për transformatorin e ri. Uji i bunarëve nuk është i pijshëm, pasi prej 2004-ën janë jashta përdorimit dhe për momentin tash duhet secili banorë të gjendet..., tha Bejtulla Bajrami, kryetar i BL, fshati Rramanli, Kumanovë.
Besojë se do ta kemi shumë vështirë ashtu siç tha edhe kryetari se uji i bunarëve nuk bën, nuk përdoret as për pastrimin e ushqimit d.m.th probleme do të kemi , se ku do të marrim ujlë nuk e dijë. Nuk dijë çka të flasë tjetër, por besoj ndoshta Komuna të na ndihmojë që sa më shpejt të rregullojë këtë pasi kemi edhe jo vetëm njerëz që pijnë por kemi edhe që mbajnë bagëti, na nevojitet uji çdo moment, tha një banor i fshatit Rramanli, Kumanovë.
Në vendin e ngjarjes pas lajmërimit të banorëve të fshatit Rramanli doli njësiti për Krim-Teknikë i policisë. Ata thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Gjithashtu në vend-ngjarje doli edhe një ekip i EVN-së me qëllim të evitimit të rrezikut që mund të shkaktojnë kabllot e dëmtuara gjatë vjedhjes së transformatorit.
Valmir Kuçi