E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në çdo vend që ta vendosësh gruan, zotëri, në çfarëdo detyrë apo sërë, ajo përbën një stoli për vendin që do të zërë dhe një thesar për të gjithë. (Këtu z. Klemens ndaloi, vështroi të pranishmit në mënyrë kuptimplote dhe vërejti se këtu duhej të shpërthenin duartrokitjet.
Gruaja - njė mendim



Mark Twain

Fjalim i mbajtur në një gosti në klubin e gazetarëve, në Uashington.


Z. kryetar, nuk e kuptoj përse të zgjidhesha unë për këtë nder kaq të madh të kësaj mbrëmjeje, - sepse kështu është quajtur në çdo kohë detyra për të ngritur dollinë për gruan. Nuk e di përse m'u bë ky nder, ndofta ngaqë jam një shtëpiak pak më i mirë se anëtarët e tjerë të klubit.


Po sidoqoftë, z. kryetar, jam kryelartë për këtë detyrë dhe ju nuk do të mundnit të zgjidhnit njeri tjetër më të mirë, që ta priste këtë më me gëzim dhe ta trajtonte më me zemër të mirë dhe më me drejtësi se unë, - për të vetmen arsye se unë i dua gratë. I dua të gjitha gratë, pavarësisht nga mosha dhe nga ngjyra.

Mendja njerëzore nuk mund t'i vlerësojë detyrimet që kemi ne kundrejt gruas. Ajo na qep kopsat, na andron rrobat; na ndihmon për panairet fetare; ajo ka besim tek ne, na tregon çdo gjë që mund t'i zërë veshi, për punët e vogla personale të fqinjëve; na jep këshilla të mira dhe të pakursyera; na fërkon ballin kur na dhemb koka; na lind fëmijët tanë, - tanët në përgjithësi. Në të gjitha marrëdhëniet e jetës, është një nderim i drejtë dhe mirënjohës ta quash gruan, bashkëshorte.


Në çdo vend që ta vendosësh gruan, zotëri, në çfarëdo detyrë apo sërë, ajo përbën një stoli për vendin që do të zërë dhe një thesar për të gjithë. (Këtu z. Klemens ndaloi, vështroi të pranishmit në mënyrë kuptimplote dhe vërejti se këtu duhej të shpërthenin duartrokitjet.


Ato shpërthyen. Pastaj ai vazhdoi lavdërimet) pa shikoni Kleopatrën! Shikoni Desdemonën! Shikoni Florencë Najtingalin! Shikoni Zhanë d'Arkën! Shikoni Lukrecia Borxhian! (pëshpëritje mospëlqimi) Mirë, tha Klemensi duke kruar kokën me dyshim, po e lemë mënjanë Lukrecian.


Shikoni Xhois Hethin! Shikoni Nënë Evën! Atë nuk keni nevojë ta shikoni, veçse po të kini qejf, po Eva ishte stolimadhe (tha z. Klement pas një pushimi), përpara se të dilnin e të ndërroheshin modat. Po e përsëris zotëri, shikoni emrat e dëgjuar në histori.


Shikoni të Uidou Makrinë! Shikoni Lasi Stonën! Shikoni Elisabetë Kadi Stantonë! Ajo rriti një djalë që nuk dinte të gënjente, nuk dinte të gënjente! Po s'kishte dhe rast. Do të ishte ndryshe sikur të kishte qenë anëtar i klubit të gazetarëve në Uashington.


Po e përsëris, zotëri, se në çdo vend që ta vësh gruan, ajo është një stoli e shoqërisë dhe një thesar për të gjithë. Si dashnore, pak mund t'ia arrijnë dhe asnjë s'mund t'ia kalojë; si kushërirë, është e dobishme; si gjyshe e pasur, me rrufë të pashërueshme, është shumë e çmuar; si infermiere e njomë, nuk e ka shokun midis burrave.

Ç'do të bëheshin vallë popujt e botës sikur të mos ishin gratë? Ata do të ishin të rrallë, zotëri, shumë të rrallë. Pra, le ta çmojmë gruan, ta mbrojmë, t'i japim përkrahjen tonë, kurajën, dashurinë, veten tonë, - posa të na jepet rasti.

Po le t'i lemë mënjanë shakatë, z. Kryetar, gruaja është e dashur, hirplote, zemërmirë, e bukur, e vyer për çdo çmim, nderim e mirësjellje.


Askush nga ne këtu, nuk do të kundërshtojë të pijë një dolli me gjithë zemër, për shëndetin e saj, me një gotë plot me verë, sepse secili nga ne ka dashuruar dhe ka nderuar më të mirën nga të gjitha, - nënën e tij.

Dollia e dymbëdhjetë e darkës ishte: gruaja, - krenaria e çdo mjeshtërie dhe margaritari ynë.
/shekulli/

Publikuar: 25.05.2009 | 06:10
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime