Organizata Transparency International edhe në raportin e fundit të publikuar tashmë kritikon Kosovën për mosangazhim për të garantuar zbatim të ligjeve antikorrupsion. Por përveç kësaj edhe Raporti i Progresit për Kosovën është paralajmëruar se nuk do të jetë më pozitiv në këtë drejtim krahasuar me vitet paraprake.
Selvije Bajrami
Vërejtjet e fundit të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare se në Kosovë nuk ekziston vullnet politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, sipas analistëve politikë, janë edhe për fajin e ndërkombëtarëve. Sipas tyre, as ndërkombëtarët në Kosovë nuk po bëjnë sa duhet për ti luftuar këto dukuri negative në vendin tonë.
Madje shtojnë ata, mospuna e misioneve ndërkombëtar në vendin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, vetëm sa ka trimëruar vendorët për mos të ndërmarr asnjë masë në këtë drejtim.

Këto kanë qenë probleme që i kemi pasur gjatë gjithë kohës, thotë ish-ministri i Drejtësisë, tashmë anëtar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jonuz Salihaj. Salihaj thotë se shpresa më e madhe ka qenë te misioni evropian për sundimin e ligjit, që, sipas tij, as ky mision nuk ka arritur që të përmirësojë gjendjen.
Por edhe qeveria më shumë është duke dhënë fjalë sesa duhet të kryejë punë, thotë më tej ai. Salihaj shton se nuk mjafton vetëm rritja e pagave për gjyqtarët aktualë, por edhe shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimi i policisë gjyqësore.
Ky sistem duhet të rinovohet i tëri dhe të merren kuadro të reja. Nëse vazhdojmë me këtë situatë, edhe raportet e radhës nuk do të jenë më të mira, numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykata do të rritet dhe besimi i qytetarëve në drejtësi do të zbehet edhe më shumë, thotë Salihaj.
Por, Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk është preokupim vetëm për Kosovën, por për shumicën e shteteve të regjionit e posaçërisht për ato shtete që dalin nga luftërat.
Por, Kosova pos që nuk është krejtësisht e pavarur e ka edhe një përfaqësim ndërkombëtar dhe mospuna e faktorit ndërkombëtar vetëm sa e ka trimëruar faktorin vendor që të mos punojë në drejtim të përmirësimit të kësaj gjendjeje, thotë Shala.
Korrupsioni në Kosovë është në funksion të qarqeve të caktuara dhe normal është që nuk iu konvenon as përmirësimi i infrastrukturës ligjore e as rregullimi i çështjeve të tjera, thotë më tej ai.
Avni Zogiani nga Organizata për Dinjitet dhe Anti-Korrupsion Çohu në anën tjetër thotë se asnjë nga mangësitë që ka përmendur tashmë Transparency International por edhe organizatat vendore së fundi, nuk janë diçka e re. Edhe më herët, sipas tij, është thënë se ka mungesë gjyqtarësh, se ka mungesë ligjesh e mbi të gjitha se ka vullnet politik për përmirësimin e gjendjes aktuale.
Problemi është se ne nuk e kemi asnjë veprim as nga këndi vendor por as nga këndi ndërkombëtar për krijimin e një bazamenti për të treguar që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e paanshme, thotë Zogiani. Ai vlerëson se të gjitha subjektet politike janë të njëjta në këtë aspekt.
Duhet të bëhet një lëvizje e cila në themel do të ndryshonte legjislacionin kundër krimit dhe korrupsionit që të bëhet më i fortë, thotë më tej ai.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, me gjithë përpjekjet e gazetës, ka qenë e pamundur që të kontaktohen. Por, se ka mungesa të mëdha në këtë drejtim e ka pohuar të martën gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani. Ai ka thënë madje se teksa Kosova përballet ende me mungesë ligjesh, vendet e regjionit janë shumë më përpara në këtë drejtim.
Raporte gjithnjë e më kritike

(Zëri)