E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zvogëlimi i shitjes së energjisë elektrike, që duhet të miratohet në të gjitha vendet-anëtare të BE-së, mund të realizohet me rritjen e efikasitetit energjetik të konsumatorëve, me modernizimin e sistemeve për ngrohje, me instalimin e dritareve të dyfishta, me izolimin e çative dhe masa të ngjajshme, theksohet në rekomandimin e KE-së
KE-ja i obligoi kompanitė energjetike ta zvogėlojnė shitjen e energjisė elektrike





- Komisioni Evropian miratoi direktivë me të cilën i obligon kompanitë energjetike në Bashkimin Evropian ta zvogëlojnë shitjen e energjisë elektrike për 1,5 për qind në nivel vjetor për shkak të rritjes së efikasitetit energjetik të ekonomisë së vendeve-anëtare, deklaroi komisari evropian, Ginter Etinger.

Zvogëlimi i shitjes së energjisë elektrike, që duhet të miratohet në të gjitha vendet-anëtare të BE-së, mund të realizohet me rritjen e efikasitetit energjetik të konsumatorëve, me modernizimin e sistemeve për ngrohje, me instalimin e dritareve të dyfishta, me izolimin e çative dhe masa të ngjajshme, theksohet në rekomandimin e KE-së.

Paraprakisht, vendet-anëtare të Unionit u dakorduan që deri në vitin 2020 ta ulin konsumin e energjisë elektrike për 20 për qind në krahasim me vitin 2005.

Por, qëllimi i parashtruar nuk do të realizohet nëse vazhdohet me këtë tempo dhe zvogëlimi do të jetë vetëm për nëntë për qind.

Për këtë shkak, KE-ja vendosi të miratojë direktivë me të cilën ashpërsohet politika për rritjen e efikasitetit energjetik në BE.

Publikuar: 23.06.2011 | 13:24
Lexuar: 321 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime