Punonjës të Ndërmarrjes publike Komunalec këtyre ditëve janë duke vendosur shportat në shesh, parkun e qytetit, trotuaret e rrugëve në pjesën qendrore të qytetit, dy bulevardet dhe rrugën APJ.
Me qëllim të përmirësimit të higjienës publike, nëpër vendet më frekuentuese të qytetit do të vendosen dyqind shporta betoni për hedhurina.
Punonjës të Ndërmarrjes publike Komunalec këtyre ditëve janë duke vendosur shportat në shesh, parkun e qytetit, trotuaret e rrugëve në pjesën qendrore të qytetit, dy bulevardet dhe rrugën APJ.
Vendosja e shportave do të realizohet në dy faza. Në fazën e parë do të vendosen 100 shporta dhe po aq në fazën e dytë. U përcaktuam që shportat të jenë prej betoni, për shkak se në këtë mënyrë mund të parandalohet dëmtimi i tyre nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Ato i vendosim në një largësi prej rreth 100 metrash dhe mendojmë se në këtë mënyrë plotëshen nevojat të paktën për pjesët më frekuentuese të qytetit për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, thotë Ristem Iljazi nga NP Komunalec.
Shportat e deritashme metalike të cilat do të zëvendësohen me të reja prej betoni, do të vendosen në lokacione tjera.
Për shportat për hedhurina nga betoni, NP Koumunalec do të shpenzojë gjithsej 60 mijë denarë.