E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkëpunimi ynë zhvillohet në shumë drejtime, si në organizimin e konferencave dhe simpoziumeve të ndryshme shkencore, këmbimin e studentëve dhe furnizimin me literaturë universitare për nevojat e studimeve të ciklit të parë dhe të dyte”, deklaroi në takimin e sotëm Prorektori për arsim i USHT-së, Prof. Dr. Ismail Ahmedi.
Njė  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipėrisė  pėr vizitė pune nė USHT
Një delegacion nga Universiteti Kristal i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Prof.Dr. Hektor Çoçoli, Rektor dhe Olsi Baze, Drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie me Jashtë qëndroi për vizitë zyrtare në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Mysafirët nga Shqipëria në Rektoratin e USHT-së i priti Prorektori për arsim, Prof. Dr. Ismail Ahmedi, i shoqëruar edhe nga Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për financa, Prof. Dr. Serafim Tomovski, Sekretari i përgjithshëm Adem Beadini dhe shefja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Valdrina Fetai. Pasi i uroi delegacionit nga Universiteti Kristal mirëseardhje në USHT, Prorektori për arsim, Prof. Dr. Ismail Ahmedi mysafirët i njohu me të gjitha zhvillimet në Universitet.

“Universiteti ynë është themeluar më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë, theksoi Prof. Dr. Ismail Ahmeti dhe shtoi se veprimtaria dhe zhvillimi i USHT-së ndahet në dy periudha 1994-2004 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës dhe 2004-2011 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik”.
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT

Sot, Universiteti ynë është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, mbi 95 drejtime studimore, ndërsa në kuadër të këtij institucioni funksionojnë edhe dy institute kërkimore-shkencore, Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare, Instituti i ekologjisë dhe teknologjisë, si dhe Seminari ndërkombëtar i Albanologjisë dhe Qendra për edukim të vazhdueshëm mjekësor, tha Prorektori për arsim i USHT-së, i cili përmendi edhe rëndësinë që drejtuesit e Universitetit i kushtojnë bashkëpunimit me Universitetet publike dhe private.

“Universiteti Shtetëror i Tetovës është anëtar i Konferencës Evropiane të Rektorëve dhe ka marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi me një numër të konsiderueshëm të universiteteve nga vendi, rajoni dhe bota. Bashkëpunimi ynë zhvillohet në shumë drejtime, si në organizimin e konferencave dhe simpoziumeve të ndryshme shkencore, këmbimin e studentëve dhe furnizimin me literaturë universitare për nevojat e studimeve të ciklit të parë dhe të dyte”, deklaroi në takimin e sotëm Prorektori për arsim i USHT-së, Prof. Dr. Ismail Ahmedi.
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT

Ndërsa Rektori i Universitetit Kristal, Prof. Dr. Hektor Çoçoli tha se Universiteti Kristal është institucion i arsimit të lartë, me karakter mësimor-shkencor dhe shtrihet në katër rrethe të Shqipërisë, në Tiranë, Fier, Korçë dhe Kukës.

Gjithashtu, Rektori Çoçoli tha se katër Kampuset universitare, të Tiranës, Fierit, Korçës dhe Kukësit e bëjnë Universitetin "Kristal" një nga liderët e arsimit jopublik në Shqipëri në shumë disiplina studimi, si: Mjekësi, Drejtësi, Ekonomi, Inxhinieri, Shkencat shoqërore, por dhe një tribunë për studime akademike dhe punë kërkimore-shkencore.

Në përmbyllje të takimit, Rektori i Universitetit Kristal, Prof. Dr. Hektor Çoçoli, Prorektorit për arsim të USHT-së, Prof. Dr. Ismail Ahmedi i dhuroi disa tituj librash nga shkencat humane, juridike dhe mjekësore. Pasi i falënderoi për vizitën e tyre në USHT, dhe për bashkëpunimin e frytshëm, Prorektori për arsim, Rektorit të Universitetit Kristal i ndau një komplet të veprave të Hafiz Ali Korçës, të përgatitur nga vetë Prorektori, Prof. Dr. Ismail Ahmedi.
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT
Një  delegacion i Universitetit KRISTAL nga Republika e Shqipërisë  për vizitë pune në USHT

Publikuar: 23.06.2011 | 08:03
Lexuar: 925 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
merita paza (28/03/2012 19:07:12) urime

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime