E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryefamiljarët e familjes Saiti thonë se e kanë shumë të vështirë të funksionojnë pa ujë e në veçanti në këto ditë të nxehta vere kur temperatura ka arritur deri më 40 gradë celsius.
Rramanlia, tani dy ditė pa ujė







Banorët e fshatit Rramanli të Komunës së Kumanovës për të dytën ditë me radhë vazhdojnë të mbeten pa ujë. Askush deri më tani nuk është interesuar për problemin e këtyre banorëve pas vjedhjes së transformatorit kryesor që furnizonte me rrymë.

Kryefamiljarët e familjes Saiti thonë se e kanë shumë të vështirë të funksionojnë pa ujë e në veçanti në këto ditë të nxehta vere kur temperatura ka arritur deri më 40 gradë celsius.

“Vështirë, sa në vdekje, me vdekë më mirë se sa pa ujë që kemi mbet. Ja asgjë, shihe as nuk pihet, po nuk kemi as me pastrua enët. Çka me pi, do të pimë çka të gjejmë. Unë një ditë më parë thash o Zot u kënaqwm e na e rregulloi ujësjellësin por tash çka me bë, nuk e di? Kemi mbet ja, paçavuret në dorë dhe enët pa la”, u shpreh Sadife Saiti, banore e fshatit Rramanli.

“Pa ujë, po si nuk është vështirë, fillimisht kur të zgjohesh në mëngjes, ujë duhet me pi, me pastrua sytë, pa ujë nuk bëhet asgjë. Ujin boll e sollën, po ja na e vodhën motorin, 600 shtëpi fshatin e kanë vjedh, ata njerëz duhet me i kap edhe me i gjykua, bile ata njerëz duhet edhe me i varë në litarë”, tha Ahmet Saiti, banorë i fshatit Rramanli.

Edhe banorët e tjerë të këtij fshati me popullatë të përzier etnike flasin për vështirësitë që po ndejnë nga mungesa e ujit. Ata kërkojnë ndihmën e pushtetit lokal jo vetëm për sigurimin e ujit por edhe evitimin e ndonjë epidemie të mundshme.

“Vështirë është pa ujë, jemi detyruar me shishe të marrim ujë prej Kumanovës. Për bagëtinë është vështirë. Nëpër bunaret tona patë se çfarë fotografie mbizotëron dhe si po gjendemi. Vështirë e kemi, u qelbëm ne si njerëz e lerë më higjienën në shtëpi, vështirë është pa ujë”.

“Po si po ja dalim, mos vetë, shumë vështirë është. Ujë nuk kemi, koha e nxehtë është tash edhe nuk di si do ja bëjmë. Ne vetëm prej aty kemi pasur burimin dhe tash nuk kemi. Pa ujë nuk kemi as pastërti në shtëpi, nuk kemi asgjë, pa ujë është vështirë, ju vetë e dinë se si është jeta pa ujë, uji është kryesorë”.

“Shumë është vështirë që kanë mbet banorët pa ujë në fshatin Rramanli pse një e vjedhur e transformatorit kushton rreth 15 mijë euro. Shumë keq është me mbet ky fshatë pa ujë me 4500 banorë, me bagëti shumë, rrezik është shumë për fshatin tonë. Një zgjidhje duhet të gjendet disi, ose fshatarët me dhanë të holla me e ble ose shteti”.

Nga Komuna e Kumanovës sot nuk deshën të prononcohen për rastin pasi sipas tyre ditëve në vijim, kryetari i Komunës personalisht do të vizitojë këtë fshatë. Ndërkohë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë thonë se janë duke punuar për zbardhjen e vjedhjes së transformatorit që la pa ujë 4500 banorët e fshatit Rramanli.
Valmir Kuçi

Publikuar: 23.06.2011 | 17:48
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime