"Me të vërtetë duhet të shprehim keqardhje se do të jemi të detyruar që t'u kumtojmë të punësuarve se pse do të mbeten pa pagat e tyre tani para festës të Shën Ivanit", thotë Gunila Gustavs gjatë shërbimit informativ të "Saab"-it.
- Koncerni suedez për automobila "Saab" për shkak të mungesës së të hollave nuk mund t'ua paguajë pagat punonjësve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu.
Për momentin "Saab", i cili tashmë një kohë më të gjatë, duke filluar nga dhjetori i vitit 2009, po kalon nëpër krizë të thellë, është në negociata me qëllim që të marrë qasje deri te kapitali i freskët, si në afat të shkurtër, ashtu edhe përmes shitjes së objekteve dhe lizingut.
Por, tani për tani nuk ka kurrfarë kufijsh se negociatat do të përfundojnë me sukses, thuhet në pres-kumtesën e sotme të koncernit.
"Me të vërtetë duhet të shprehim keqardhje se do të jemi të detyruar që t'u kumtojmë të punësuarve se pse do të mbeten pa pagat e tyre tani para festës të Shën Ivanit", thotë Gunila Gustavs gjatë shërbimit informativ të "Saab"-it.
Sipas saj, nuk ekzistojnë kurrfarë parashikimesh të sigurta se për sa kohë do të mund të pritet zgjidhje rreth pagesës së pagave.
Kumtesa për pamundësinë që t'u paguhen pagat rreth 1.500 të punësuarve, është distribuar paradite përmes rrugës elektronike.
Sot pasdite pritet konferencë shtypi e ministres suedeze të Ekonomisë Mod Ulofson, e cila madje do ta komentojë situatën rreth thellimit të mëtejshëm të krizës në "Saab"