E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emrat si reperi Fat Joe, bendet si Zenzile dhe Banco De Gaia, do të jenë disa nga mysafirët që të zbresin në festival, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 qershor në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Festivali i Lirisė










Më 12 qershor, Kosova feston 10-vjetorin e asaj që quhet liri. Në po këtë përvjetor vjen diçka e mirë. Është ky festivali i muzikës "Freedom Festival".

Emrat si reperi Fat Joe, bendet si Zenzile dhe Banco De Gaia, do të jenë disa nga mysafirët që të zbresin në festival, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 qershor në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ky festival konsiderohet të jetë ndoshta festivali i vetëm i hapur që është organizuar që nga paslufta në Kosovë.

Në shqip "Festivali i Lirisë" do të zgjasë për dy ditë të tëra, duke sjellë kështu emra shumë të njohur të muzikës botërore, por pse jo edhe lokale.
Festival pritet të mbahet në hapësirën prapa pishinës së Gërmisë, ndërsa brenda vetes do t’i ketë dy skena ku do të lëshohet muzika.

Festivali është organizuar nga radioja prishtinase "Urban FM", pas një tentimi disavjeçar që ka bërë ky radiostacion.

"Kemi kërkuar pare për disa vite, mirëpo ka qenë thuajse po kërkojmë pare për të shkuar në Hënë apo diku tjetër", tha Dusi Ramadani nga radio Urban Fm, si dhe drejtor i festivalit.

Ramadani thotë se tashmë ka gjetur përkrahje nga Qeveria e Kosovës, PTK-ja, British Airline, si dhe Zyra norvegjeze. Ramadani tha se është koha që edhe Kosova të mos jetë një vend i anashkaluar në hartat e muzicientëve botërorë.

Festivali, i cili do të jetë pa kurrfarë pagese, do të fillojë rreth orës 17:00 me këngë polifonike, vazhdon me bende të muzikës alternative dhe hip hop. Ndërsa në po atë mbrëmje, rreth orës 22:00, në skenë do të paraqitet reperi i njohur amerikan, Fat Joe. Pas Joes do të jetë bendi i njohur francez, Zenzile dhe në fund krejt, do të jetë një bend tjetër shumë i njohur botëror, Banco De Gaia.

"Urban Fm" vjen edhe me një slogan të quajtur "Urban FM goes Green" që ka të bëjë edhe me ruajtjen e ambientit.

Arientin Abdyli, njëri ndër organizatorët e këtij festivali, ka thënë se Gërmia do të mbesë ajo e njëjta që ka qenë edhe pas mbajtjes së festivalit.

Publikuar: 26.05.2009 | 16:07
Lexuar: 728 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime