E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Chelsea e kishte quajtur Shutanovacin një bolshevik, kishte shprehur habinë e saj se pse serbët kanë Facebook dhe pse serbët duhet të vizitojnë koncertet, ndërsa edhe një komik tjetër që merrte pjesë në këtë emision e ka mbështetur Chelsea-n.
Serbėve u mbetet hatri nė Chelsea-n









Pasi udhëheqësja televizive dhe komikja e famshme Chelsea Handler, në emisionin e saj që emetohet në kanalin televiziv "E!", ka ofenduar publikun serb që kishte qenë i pranishëm në koncertin e këngëtares Amy Winehouse, pastaj ministrin e mbrojtjes Dragan Shutanovac si dhe tërë kombin serb, është iniciuar një peticion në internet, me të cilin asaj i kërkohet të kërkojë falje, ndërsa profili i bukuroshes në Facebook, është mbushur me reagime të ashpra nga të gjitha anët.

Chelsea e kishte quajtur Shutanovacin një bolshevik, kishte shprehur habinë e saj se pse serbët kanë Facebook dhe pse serbët duhet të vizitojnë koncertet, ndërsa edhe një komik tjetër që merrte pjesë në këtë emision e ka mbështetur Chelsea-n.

“Mendoj se këtë koncert e quajnë katastrofë në Serbi. Ky është vendi ku ka ndodhur pastrimi etnik dhe gjenocidi, ndërsa ata mendojnë se ky koncert është më i tmerrshëm se këto”, ka deklaruar njëri prej komikëve, pjesëmarrës në studio, duke treguar për luftërat në Ballkan, që janë nxitur nga Serbia. Chelsea në mënyrë të veçantë i ishte drejtuar Shutanovacit, i cili e kishte quajtur koncertin e Amy-it të turpshëm dhe dëshpërues. “A e dini çfarë zotëri, vendi juaj është turpi dhe dëshpërimi”, kishte deklaruar Chelsea, duke shfaqur habinë se si Shutanovac ka profil në Facebook.

Publikuar: 24.06.2011 | 23:13
Lexuar: 440 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime